Stop -EMISIONI 7 (SEZONI 5) 10 shtator 2019-Tiranë/ Skandali, prostitucion ne rruge e femije tutore te nenes.


Emisioni “Stop” sjell me zë dhe figurë një tjetër kamera të fshehtë. Prostitucion në rrugë e pranë pallateve. Pamjet skandaloze, vijnë nga kompleksi malajzian, përballë “casa italia”. Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët, të cilët kanë ngritur zërin, por asnjë zgjidhje. Gjithcka ndodh si ritual i përnatshëm, nën hundën e policisë. Më skandaloz është fakti, se fëmijët e mitur shërbejnë si tutorë të nënës e negociojnë me drejtues automjetesh e klientë të mund

Ndeshja Rama-Meta dhe një parashikim për fituesin.


Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e kombëtares shqiptare me ekipin e Islandës.Mes tifozëve në stadium, ka njoftuar, se do të jetë edhe presidenti i republiës Ilir Meta, mesa duket tashmë i relaksuar nga mbledhja e djeshme e komisionit hetimor për shkarkimin e tij. Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen, se kush do të dalë i fituar nga beteja e gjatë Rama-Meta.

Tiranë/ deportohen nga Gjermania, por nuk gjejnë dot pasaportat.


Përparim Tusha bashkë me familjen e tij, është detyruar të kthehet nga Gjermania në 26 nëntor 2018. Por prej 9 muajsh nga riatdhesimi, nuk arrin të marrë pasaportën.Në momentin e mbërritjes në Rinasit, ai ka kaluar vetëm me një leje kalimi, ku shënohej deportimin i tij dhe i familjes. Gjithë këtë kohë është endur në Ministrinë e Jashtme, policinë kufitare dhe në të gjitha institucionet e mundshme, por asgjë nuk është zgjidhur.Me ndërhyrjen e “Stop” u mësua, se 4 pasaportat e familjes Tusha kishin ngelur në konsullatën shqiptare në Gjermani e do të kthehen për pak ditë

Të Fundit