Shqetësime dhe zgjidhje në “Stop”.
Një grup banorësh të rrugës “Shefqet Kuka”, afër Institutit të Fizikës Bërthamore, kanë filmuar ujrat e zeza pranë vendbanimit të tyre, duke u shprehur, se vetëm “Stop” mund ta zgjidhë problemin.Një ditë më parë kamerat e fshehta siguruan pamje të kushteve të mjerueshme të “Osumi food” dhe mënyrës së tregtimit të produkteve ushqimore, jashtë frigoriferëve. Por reagimi i AKU si zakonisht është i munguar ose i vakët. Kejsi, vogëlushja me aftësi të vecanta, që nuk regjistrohej nga drejtori i shkollës “Luigj Gurakuqi”, nisi vitin shkollor si cdo fëmijë tjetër. “Stop” zgjidhi problemin dhe ishte aty në ditën e parë të shkollës për Kejsin.
Euroteam, skandali i ndotjes mjedisore dhe shkeljet që e pasuan.
Në muajin korrik “Stop” transmetoi skandalin e kompanisë “Euroteam”, që hodhi në Erzen mbetje të rrezikshme spitalore.Por pavarësisht revokimit të lejes, “Euroteam” dhe Mirela Topulli kanë marrë pjesë në tenderat e spitalit të Beratit dhe Krujës.Ndërsa spitalet e tjera rajonale i janë përgjigjur interesimit të “Stop”, se kanë ndërprerë kontratat me këtë kompani, pas heqjes së lejes.Sazan Guri thotë, se sipas një studimi dëmet, që i janë shkaktuar mjedisit, nga skandali i “Euroteam” janë të pallogaritshme. “Stop” vuri në lëvizje bashkinë e Tiranës për pastrimin e zonës së ndotur. Nga ana tjetër, kreu i sindikatës së policëve Sadedin Fishta, rendit një sërë shkeljesh të komisariatit numër 1, për rastin në fjalë, që nga mosizolimi i zonës, moscaktimi i një eksperti mjedisor e deri tek mosndalimi i Mirela Topullit.
Bllokohen 13 biznese te “Shqiponja”, policia bashkiake i njofton pas bllokimit.
13 biznese dhe 3 shtëpi në rrugën “Dritan Hoxha”, pranës zonës së njohur si “Shqiponja”, janë bllokuar me kangjella nga ana e bashkisë. Ata thonë, se nuk janë njoftuar për këtë veprim. Vec kësaj, tregtarët shpjegojnë, se janë taksapagues të rregullt, por me këtë masë, bashkia po i falimenton.Si për ironi, në ditën e katërt të bllokimit të rrugës, shfaqet policia bashkiake, që i njofton, se rruga do të mbyllet.Në këto kushte zgjidhja e vetme mbetet ankesa pas aktit…