Në 5 nëntor transmetuam rastin e italianit Benito Lanari, i cili kishte hapur një fasoneri në Fier.Një zonjë, që prej 3 vitesh punonte në këtë fasoneri, kishte konstatuar, se që prej janarit deri në shtator 2021 nuk ishin paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, për pasojë ajo nuk kishte përfituar pagesën e raportit. “Stop” konstatoi, se italiani Benito Lanari kishte hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera. Një tjetër denoncim vjen nga qyteti i Durrësit, ku Lanari ka operuar me fasoneri, por me emrin Benito Rino. Sërish italiani ka patur probleme me pagesën e pagave dhe sigurimeve.Iu drejtuam Tatimeve të Durrësit, për të parë situatën e shtetasit italian. Por drejtoresha Dalina Buçaj u mbyll në zyre dhe ruhej nga roja private.Burime informacioni i thanë “Stop”, se ky shtetas nuk leje qëndrimi madje është cilësuar i parregullt, përsa i takon hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri.Nga tjetër tatimet nuk japin informacion për detyrimet e italianit.
Sot është dita ndërkombtare kundër korrupsionit. Sot ka mbërritur në Tiranë i dërguari i administratës amerikane për Ballkanin Gabriel Eskobar. Ai u takua me kreun demokrat Basha, ministren e jashtme Xhacka dhe kryeministrin Rama. Në prag të dy kongreseve të ndarë të PD-së, vëllezërit Lleshi kanë nxjerrë një këngë, me të cilën ironizojnë kandidatët në garën e demokratëve.
Armela Huqi ka përfunduar studimet bachelor për gjuhë-letërsi-anglisht në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe nuk është pajisur me numër matrikulimi. Armela ka fituar edhe të drejtën për master profesional dhe është regjistruar, sërish pa numër matrikulimi. Qendra e Shërbimeve Arsimore nuk e matrikulon, pasi me të njejtin emër është matrikuluar një studente tjetër në Universitetin e Mjeksisë. I drejtohemi universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe flasim me kryesekretaren, e cila i ka komunikuar Armelës kërkesën e QSHA. Ajo e heq përgjegjësinë nga vetja dhe thotë, se kjo gjë varet nga QSHA.Gazetarja e “Stop” koordinon të dy institucionet dhe zgjidh problemin e matrikulimit të studentes Armela Huqi.