FOTO e biznesmenit/ U ekzekutua brenda makinës, ja kush është 55-vjeçari

Është publikuar fotoja e viktimës, Pilot (Rakip) Rroli, 55-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Kurbin.

Biznesmeni njihej me dy emra, pasi burimet thanë se ai nga Rakip, e ka ndryshuar emrin në Pilot pas një ngjarje ku është përfshirë në vitin 2011, për rrahjen e plagosjen me sende të forta të një 22-vjeçari.

Ngjarja e sotme dyshohet të jetë një atentat i mirëorganizuar. Viktima po udhëtonte me automjetin e tij në zonën e Sanxhakut kur autorët e kanë qëlluar me një breshëri automatiku duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët mësohet se e kanë ruajtur dhe ndjekur objektivin, që sapo ka dalë nga banesa dhe sapo është futur në rrugën që lidh fshatin Sanxhak me Kurbinin e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi .

Policia ka tashmë disa persona të dyshuar për krimin dhe pritet që të ketë të shoqëruar në komisariat në vijim.

Ekzekutimi i Pilot, (Rakip) Rrolit ka ndodhur vetëm pak metra larg banesës së biznesmenit që merrej me tregtimin e inerteve dhe materialeve të ndërtimit.

Të Fundit