Dezertim në kohë paqeje?! Po c’thonë qytetarët?
Pak ditë më parë disa nga komandot e forcave të armatosura, që ndodheshin për një program trajnimi në Britaninë e Madhe, dezertuan dhe nuk u kthyen në atdhe në përfundim të programit. Renaldo ka improvizuar situatën, kur komandot morën vendimin “e vështirë” dhe pyet qytetarët, sesi iu duk akti i forcave tona të armatosura, në kohë paqeje.
Roskovec, shkolla 9-vjecare 3 muaj pa tekste, italishtja me shënime.
“Stop” ka udhëtuar drejt Roskovecit, pas informacioneve se në shkollën 9-vjecare “Alush Grepcka” mungojnë tekstet e italishtes, që nga shtatori, kur nisi viti shkollor.Nxënësit thonë, se janë të detyruar ta mësojnë gjuhën e huaj me shënime.Sipas drejtoreshës së shkollës Kristina Kola, me tërheqjen e librave është ngarkuar mësuesja e lëndës.Por kjo e fundit thotë, se librat nuk janë gati nga distributori.Vetë distributori, i kontaktuar në telefon nga gazetarja e “Stop”, shpjegon, se e ka marrë porosinë me vonesë, në muajin shtator.Yllka Beci nga DAR Fier pranon problematikën dhe shprehet, se do të merren masa e do të zgjidhet situata.
Dy gjoba për një gotë raki, pronari i fastfood-it: po zenë ushqimet krimba!
Në kuadër të luftës kundër informalitetit,inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “Gjergji Legisi”.Pronari Bujar Hoxha, tregon se mori 50 mijë lekë të reja gjobë, se nuk kishte shënuar një gotë raki në faturë.Pas disa ditësh gjoba përsëritet me të njejtin pretendim, që sipas Hoxhës është krejtësisht i pavërtetë.Pas dy gjobave, tatimorët bllokojnë subjektin. Bujari thotë, se ka paguar dy gjobat, por askush nuk po ia zhblokon aktivitetit, edhe pse aty ka produkte ushqimore, që kanë zënë krimba.I kontaktuar në telefon nga gazetarja e “Stop”,drejtori i shërbimeve Artur Papajani thotë, se do t’i përgjigjen së shpejti qytetarit.