STOP – EMISIONI 69

Folklor ministrash e deputetësh nga Ilir Beqja te Rakip Suli!

Deputeti i PS-së Ben Blushi deklaroi gjatë një emisioni televiziv, se pyetja e referendumit të 9 prillit është absurde. Ai arsyeton, se në këtë mënyrë i hiqet e drejta 81 anëtarëve socialistë të zgjedhin kryetarin,pasi këtë të drejtë e ka LSI dhe Ilir Meta. Rakip Suli tha sot, se kërkon që mandati i tij të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ilir Beqja u përplas me gazetarin e Zërit të Amerikës në spitalin e Shkodrës, ku ishte për të parë të plagosurin e rrëzimit të helikopterit.

 

Vlorë, dhunohet familja Avdullai, “Stop” siguron urdhrin e mbrojtjes!

Qytetarja nga Vlora Teuta Avdullai pretendon se është dhunuar fizikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga ish-dhëndri.Ajo ka dorën e fashuar dhe shenja në trup. Pas këmbënguljes së gazetarëve të Stop,drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Cela jap urdhër mbrojtjeje për familjen Avdullai.

 

Nga Tregu Cam te Porti i Durrësit, ngërce burokratike shqiptare.

Firma gjermane, që ka marrë me koncension Portin e Durrësit, nuk lejon trenin të hyjë brenda, për të ngarkuar dhe shkarkuar mallrat.

Në rrugën pranë tregut cam në Tiranë, bashkia nuk ka respektuar afatet e punimeve. Ndërsa nga Elbasani vijnë pamje, ku një lukuni qensh mësyjnë makinën.

 

 

Të Fundit