STOP – EMISIONI 68

BE, sërish të parët për prodhim kanabisi-Basha dhe kopshti zoologjik.

Një raport i fundit i BE-së për lëndët narkotike, klasifikoi Shqipërinë si të parën, për prodhimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike në Europë.  Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë një takimi në Fier, tha se Rama i quan qytetarët dele, ndërsa biznesin si miu, që ka frikë, se e kap macja. KMCAP reagoi pas rastit të të sëmurit mendor Fundim Dakavelli,duke cuar grup inspektimi në shtëpinë e tij, por duke pretenduar sërish se duhet një diagnozë e re.

Aksi rrugor Qafë-Thanë-Lin-Tushemisht, 9.5 milionë dollarë për 950 metra. 

Aksi rrugor Qafë-Thanë-Lin-Tushemisht do të kushtojë 9.5 milionë dollarë për 950 metra. Në projekt janë parashikuar edhe tunele panoramike. Por një vëzhgim i gazetarëve të “Stop” tregon, se gjendja e spitalit dhe maternitetit është e mjerueshme, ndërsa paratë shkojnë në projekte jo prioritare për qytetin.

Durrës, rruga e plazhit, që hapet në cdo fillim sezoni. 

Kohët e fundit në rrugën “Pavarësia”, në plazhin e Durrësit, ka mjete të rënda e punëtore, që kanë bërë rrethimin e trotuareve dhe prishjen e bordurave. Edhe pse rruga po hapet për të disatën herë, kreu i bashkisë Vangjush Dako thotë është e pashmangshme hapja sërish nga ana e qeverisë.


 

 

Të Fundit