STOP-EMISIONI 68(Sezoni 7) 8 Dhjetor 2021- Fiton gjyqin e merr parate e aksidentit, avokati kerkon 50% te shumes.

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar emisionit “Stop”, për të denoncuar dy avokatët: Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj, pasi i mbajnë dosjen peng. E gjithë historia ka nisur në vitin 2021, kur qytetari i mori ata si përfaqësues ligjorë për rastin e një aksidenti. Ai doli i pafajshëm nga prokuroria dhe cështja nuk vajti fare në gjykatë. Për këtë mbrojtje ligjore, avokatët kërkuan 20% të shumës, që do të merrej. Nga aksidenti qytetari mori rreth 2 milionë lekë, dhe 8 milionë të tjera nga kompania e sigurimit. Por tani avokatët kërkojnë 3 mijë euro. Në fillim kishin kërkuar 20% të shumës, pastaj e bënë 50%, gjë që nuk është firmosur nga denoncuesi.Por tani avokati nuk dorëzon dosjen.Në këto kushte avokati kishte bërë padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin, dhe e kishte humbur gjyqin, por pas dy javësh bën sërish padi.Në një komunikim me gazetaren e “Stop” avokati Ndue Gjelaj shprehet, se do paratë, pasi aq e ka pazarin. Po kështu dosjen nuk ka ndërmend ta dorëzojë.

Sot është përkujtuar 8 dhjetori, dita e rinisë. Plot 31 vjet më parë, lëvizjet studentore u bënë baza e vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.Të gjithë përsonazhet politikë në vend uruan këtë ditë. Por spikati mesazhi i presidentit Meta. Në një video, Meta ia fut vrapit nga liqeni dhe përshëndet me dy gishta. Ndërsa në një tjetër, ai ka hedhur pamje nga 8 dhjetor 1990 dhe ka shkruar: sa herë cënohet liria, ndjehem i thirrur si atëherë.

Në 4 dhjetor “Stop” transmetoi një denoncim, ku thuhej, se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë. Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” udhëtoi nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin. Policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet. Sipas të dhënave automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Caushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.Me një njoftim për shtyp Policia e Fierit deklaroi, se automjeti nuk është në emër të qytetarit, por i ka kaluar shtetit me vendim të Komisionit të Kundravajtjeve.Policia nuk sqaroi, sesi është ndryshuar ngjyra e makinës. “Stop” verifikoi edhe deklaratën e policisë në DPSHTRR, por automjeti është ende në emrin e qytetarit.

Të Fundit