Antonio Dajci, tregon, se në 19 shtator 2020 ka marrë një gjobë për xhamat e zinj dhe nuk e ka kundërshtuar atë.Gjobën e ka marrë në Kamëz në vlerën 200 mijë lekë të vjetra pa komision. Policia i tha, se për 5 ditë, gjoba dilte në sistem dhe Antonio mund ta paguante më lirë. Në këtë mënyrë, ai shkoi te posta dhe pika të tjera, por gjoba nuk doli askund. Komisionet janë hequr për shkak të pandemisë, ndaj Antonio interesohet, për të hyrë në portalin e-Albania, ku i thonë, që gjoba nuk ka dalë. Në datën 16 tetor, atij i del gjoba, bashkë më kamatë vonesën prej 100 mijë lekësh shtesë.Në policinë rrugore i thonë, se faji është i tij dhe duhet të paguajë gjobën bashkë me kamatë vonesën.
Një polic në Korcë është filmuar duke i vënë gjobë një qytetari, që ndodhej i vetëm në makinë e tij pa maskë. Megjithë kundërshtimin e qytetarit dhe shpjegimin, se ishte brenda rregullave, kjo nuk e ka shpëtuar atë nga ndëshkimi financiar. Një qytetar tjetër ka ofruar dokumente, ku tregon, se ishte ftuar të paguante gjobën me ulje brenda një afati të caktuar kohor. Por kur shkon të paguajë, has në një surprizë të pakëndshme, pasi gjoba nuk iu nënshtrua uljes së premtuar.
Pasi është gjobitur dhe detyruar të paguajë gjobën bashkë me kamatë-vonesën, Antonio Dajci i drejtohet policisë rrugore, ku i thonë, se jo të gjithë kanë akses në portalin e-albania,por ai gjithsesi duhet të paguajë.Pas qytetarit, interesohet dhe gazetarja e Stop, të cilës i thonë, se qytetari, që merr gjobë duhet ta kontrollojë atë nga portali, tek komisariatet, derisa ta shlyejë. Për këtë rast pyesim dhe spz-në e zonës, por ia kthen, që nuk e dinë, se kush e ka neglizhuar, pasi ai vetë ka vetëm 15 ditë, ndërsa në terren janë 4 grupe, ndaj është e vështirë të gjendet, se kush e ka vënë gjobën.