STOP-EMISIONI 67(Sezoni 8) 6 Dhjetor 2022-Fitoi te drejten e prones deri ne Gjykaten e Larte, Kastrastra nuk ia njeh.

Zamir Bashli denoncon në Stop problemet me një pronë të blerë në vitin 1996 me dokumenta të rregullta pranë noteres. Bëhet fjalë për rreth 1000 m2 truall dhe disa godina të ish-pularisë në fshatin Boks të Shkodrës. Në vitin 2001 hipoteka e Sjkodrës regjistron mbi truallin e qytetarit edhe disa qytetarë të tjerë, sikur këta të fundit e kishin përfituar me ligjin 7501. Pas 7 vitesh gjyq, Zamiri e fiton të drejtën e tij, por sërish u gjet një kleckë për ta penguar ta gëzojë pronën. KLSH nxjerr një kufizim mbi këtë pronë, me pretendimin, se në origjinën e tij mungon një dokument.KLSH tha për “Stop”, se kufizimi i këtij institucioni ka fuqi vetëm 30 ditë. Heqjen e kufizimit e ka në juridiksion Kadastra. Por Kadastra Shkodër nuk e hoqi këtë kufizim. Në verën e 2021-shit, drejtuesi i hipotekës Shkodër Flladi Dano, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e rastit. Zamir Bashli paraqiti gjithë dokumentacionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës në Tiranë.Pas tre muajsh grupi i punës deklaroi, se prona e Bashlit ka mbivendosje, kur në fakt kartelat e pasurisë janë në emër të tij.Për ta zvarritur problemin, grupi i punës ky grup ka marrë vendim, që këtë cështje ta cojë për hetim administrativ në Ministrinë e Drejtësisë. Por as Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të interpretojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

U mbajt sot në Tiranë samiti i BE-Ballkan Perëndimor. Tirana u shndërrua sot në kryeqytetin europian. “Stop” sjell momentet më pikante të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të përmbledhura në një kartolinë. Pas primareve, që u mbajtën në PD të dielën, mjeku Ilir Alimehmeti u tërhoq nga gara, duke i hapur rrugën kandidimit të Belind Këllicit për bashkinë e Tiranës. Ky i fundit tha, se do ta ketë Alimehmetin krah të djathë në fushatë dhe në bashki.

Në 11 nëntor transmetuam ankesan e zotit Hamdi Topalli, banues në Laç. Ai kërkonte regjistrimin e nënës së tij Xhemile Selman Topalli, e cila ka lindur në Orenjë dhe më pas është larguar me Laç. Por e moshuara kishte problem me aktin e largimit, pasi punonjësja e gjendjes civile, nuk e kishte regjistruar me numër rendor.Hamdi ishte drejtuar në Zyrën e gjendjes civile në Orenjë, më pas në Tiranë, ku sërish nuk zgjidhi gjë. Vetë Xhemile Topalli,tha, se kërkonte të regjistrohet, pasi nuk merr as pension, as ilace me rimbursim dhe as nuk mund të votojë. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” Xhemile Topalli u arrit regjistrimi i Xhemile Selman Topallit.Pas regjistrimit, e moshuara Xhemile Topalli është pajisur me kartë identiteti dhe bashkë me gazetaren shkon të aplikojë për pension social.Taulant Malshi, Drejtor i Sigurimeve Shoqërore Lezhë, se sapo të dalë aplikimi në sistem, brenda 30 ditësh, ajo të përfitojë pënsionin.

Të Fundit