Pak javë më parë u ndalëm në Prizren, pasi i riu 27 vjecar, Shkumbin Miftari me master për Fizarmonikë, ka 4 vjet që është pa punë e skualifikohet padrejtësisht nga konkurimi.Në vitin 2019 shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren hapi konkursin për një vend të lirë si mësues fizarmonike. Shkumbin Miftari shprehu interesin për këtë pozicion, por konkursi i parë u anulua për mungesë të kandidatëve të tjerë. Në konkursin e dytë sërish Shkumbini nuk u njoftua, se cfarë ndodhi me pikët dhe rezultatet.Për herë të tretë Shkumbinit i zhdukin dosjen dhe shpallin fitues personin, që kishte 10 vjet në shkollën “Lorenc Antoni” pa arsimin përkatës.Pas transmetimit të këtij rasti, Komuna Prizren, që ka në administrim DKA-në, ve në dyshim investigimin e “Stop’ dhe kërkon fshirjen e rastit nga rrjeti.
Por skandalet e DKA-së Prizren, nuk ndalen. Xhavid Kryeziu, arsimtar prej 14 vitesh I gjuhës angleze, denoncon disa raste korruptive, ku mësuesit janë futur pa konkurs. Madje skandali thellohet, pasi sipas Kryeziut DKA ka paguar arsimtarë pa qenë fare në punë dhe për këtë Kryeziu disponon dokumentacion faktues.
Zgjedhjet e prillit 2021 duket se do të kenë një të vecantë, pasi fushata elektorale do të zhvillohet në kushtet e pandemisë për shkak të koronavirusit.Për herë të parë politikanët do ta kenë të ligjëruar mbajtjen e maskave para popullit. Klintoni ka pyetur për këtë qytetarët dhe nuk mungojnë përgjigjet plot humor e batuta.
Aleksandër Foleta, një i ri nga Shkodra dhe që jeton në Itali prej 4 vitesh, tregon, se në datë 19 nëntor të 2020-ës, mediat vizive dhe online japin një lajm për një ngjarje në Shkodër, ku i vihet tritol një lokali, i cili ishte në pronësi të familjes Foleta. Shkaku sipas lajmit në fjalë, ishte hakmarrja ndaj djalit të familjes, Aleksandër Foleta, i cili në muajin gusht kishte pasur një precedent kriminal.Në fotot ilustruese të lajmit, shfaqet personi denoncues, i cili nuk ka asnjë lidhje me personin e akuzuar.Aleksandri thotë, se është i biri i Gjokë dhe Age Foletës dhe jo Hanës. Mediat sipas tij, duhet ta verifikonin rastin dhe jo t’i merrnin fotot në facebook.Kërkesa e vetme e Aleksandrit, është heqja e fotove nga rrjetet sociale e youtube, për shkak se mund t’i krijohen probleme të kota.