Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/stop/data/www/stop.tvklan.al/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/stop/data/www/stop.tvklan.al/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/stop/data/www/stop.tvklan.al/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/stop/data/www/stop.tvklan.al/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36
STOP – EMISIONI 65 (SEZONI 2) - Stop

STOP – EMISIONI 65 (SEZONI 2)


Warning: Trying to access array offset on value of type bool in /var/www/stop/data/www/stop.tvklan.al/wp-content/plugins/elementor-pro/modules/dynamic-tags/tags/post-featured-image.php on line 36

Nga reja e Fujimotos te busti i Albano Carrisit…?!
Reja para Galerisë Kombëtare të Arteve, është mbuluar nga pluhuri. E përuruar në muajin maj gjithë pompozitet, reja e japonezit Fijimoto, mban sot mbi vete edhe një re pluhuri. Në teatrin e Vlorës, është hequr përkohësisht busti i Petro Markos, për t’u zëvendësuar me atë të këngëtarit italian Albano Carrisi.

Gurorja e “Shameti shpk” në aktivitet të plotë me leje të revokuar…?!
Mimoza Muca nga Finiqi, ankohet në “Stop”, se firma Shameti shpk, jo vetëm që ushtron aktivitetin si gurore pa leje mjedisore, por me këtë aktivitet, kompania në fjalë, po i shkatërron pronën. Në një debat të regjistuar mes zonjës Mimoza dhe pronarit të firmës, ky i fundit thotë, se nuk punohet në gurore, për shkak të revokimit të lejes mjedisore.Por në të njejtën kohë, kamionët kalojnë të patrazuar në ritualin e përditshëm…Sekretari i përgjithshëm i bashkisë Finiq Vasil Talo deklaron, se firma Shameti është e bllokuar, por bashkia do të nxjerrë grupe verifikimi në terren, për të parë, nëse punohet…

Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në Televizionin Klan është ndalur në Finiq të Sarandës. Mimoza Muça nga Finiqi, ankohet se firma Shameti Sh.p.k, jo vetëm që ushtron aktivitetin si gurore pa leje mjedisore, por kompania në fjalë, po i shkatërron pronën.

Kjo kompani ka nisur aktivitetin që në vitin 2005 duke marrë një leje përkatëse, por në 2014 Ministria e Ekonomisë e ka revokuar këtë leje. Sipas Mimoza Muçës, ky territor ka 134 bashkëpronarë me një vërtetim hipoteke nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë.

Ndërkohë pronari i firmës, në një debat me zonjën Mimoza, i kërkon kësaj të fundit të japë para për investimet që ka bërë mbi pronën e saj. Vetë pronari shprehet se nuk punohet në gurore, për shkak të revokimit të lejes mjedisore, por në të njejtën kohë, kamionët kalojnë të patrazuar në ritualin e përditshëm.

“Jam një nga bashkëpronarët e pronës në vendin e quajtur Sorone, sot Bashkia Finiq. Bëhet fjalë për një parcelë që quhet Kucur, pra parcela numër 10. Sipas Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Sarandë bëjnë pjesë firma Shameti Sh.p.k që ka hapur këtë gurore në vitin 2005, duke marrë leje përkatëse nëpërmjet ish – Komunës Aliko. Në vitin 2014, Ministria e Ekonomisë e ka revokuar këtë leje dhe sot që flasim kjo firmë nuk ka leje, nuk ka dokumentacionin përkatës dhe ka zaptuar një pjesë të pronës tonë, e ka shkatërruar dhe nuk denjon të takohet me pronarët e tokës, që është një nga pikat e Ministrisë së Ekonomisë. Nuk jep asnjë shpjegim”. 

Ju thoni se keni bashkëpronësi, a keni një certifikatë pronësie që vërteton që ju jeni pronar i ligjshëm i kësaj hapësire?
“Po kemi vërtetim hipotekor e nxjerrë nga ZRRPP Sarandë dhe fillon me numrin rendor 1 deri në 134 të bashkëpronarëve të kësaj prone, sepse kaq janë pronarët 134 vetë.”

Ndërkohë pronari i kompanisë Shameti Sh.p.k pretendon se toka që ka zaptuar është e tij, pasi ai ka bërë një investim mbi të. Në rast se e lëshon këtë pronë, ai kërkon që pronari i vërtetë i tokës dhe në rastin konkret Mimoza Muça, t’i japë paratë që ka shpenzuar për këtë biznes privat.

“Unë kam marrë një leje në 2005 dhe kam bërë investim. Kjo ka marrë pronën time. 

Aktualisht punohet?
“Jo.”

Që kur e kanë bllokuar?
“Është bllokuar kjo që në 2014 – n.”

Arsyeja e bllokimit?
“Arsyeja e bllokimit është se u vodh kantieri, u kap personi është plagosur dhe një njeri aty. Unë e kam plagosur. Kam marrë edhe dëminin e merituar për këtë gjë, se plagosa hajdutët. Unë nuk kam pasur mundësi pagese për mundësi rehabilitimi. Më jep lekët mua për investimin që kam bërë në 2005 – n dhe mere ti pronën pronën pastaj.”

Gazetarja e “STOP” është drejtuar drejt Bashkisë së Finiqit, për t’i informuar rreth këtij rasti të paprecedentë, që ndodh me firmën Shameti Sh.p.k.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Finiq Vasil Talo deklaron se firma Shameti është e bllokuar, por Bashkia do të nxjerrë grupe verifikimi në terren, për të parë nëse punohet në atë zonë apo jo, sipas konstatimeve që emisioni “STOP” ka bërë.

Fundjava ndryshe ndihmon familjen Shahinaj në Yzberisht.
Pak kohë më parë 34 vjecarja Ida Shahinaj iu drejtua emisionit “Stop” për një karrocë invalidi.Vajza e sëmurë nuk ka ecur asnjë ditë dhe thotë, se e ëma nuk mundet më ta mbajë në krahë.”Fundjava ndryshe” iu përgjigj thirrjes së Idës dhe coi në banesën e saj në Yzberisht 2, karrocën e nevojshme.Disa qytetarë të tjerë janë solidarizuar me historitë e pazakonta të njerëzve, të transmetuara në “Stop”.Mimoza Limanaqi ka kontribuar për familjen Qershori në Picallë,ndërsa Xhevat Denica për Fundim Dakavellin, i sëmurë mendor me banim në “4 rrugët e Shijakut”.

Të Fundit