Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë në Fier. Një ish përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, tregoi, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk i jep metadonin, që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, doktori e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien e medikamentit të domosdoshëm.Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, provuam, se jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshonin receta kundrejt ryshfetit.Denoncuesi tha, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar. Për marrë metadonin, duhej një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk ishte i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.Pas transmetimit tonë, mjekët e implikuar, u lanë në arrest me burg.Sot jemi kthyer në Fier, pasi pacientët ankohen, se janë lënë pa metadon, e nuk flenë e as bëjnë dot jetë normale për shkak të dhimbjeve.Pasi nuk e gjetëm drejtorin e ri Ervin Hoxha, vumë në dijeni edhe ministrinë e shëndetësisë për këtë problem.Pas ndërhyrjes sonë, problemi u zgjidh dhe infemrieri Leonard Mucaj u urdhërua përkohësisht të bënte shpërndarjen e menjëhershme të metadonit.
Në 26 tetor 2023 ne denoncuam Qendrën shëndetësore të Shkozës për mbetjet spitalore të hedhura në ambiente publike.Me qese plot mbetje spitalore në dorë, drejtori mohoi hedhjen e tyre në kazanët e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne pamë dhe i treguam një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjobiti me 10 milionë lekë të vjetra Qendrën Shëndetsore Shkozë.Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, Komisariati numër 1, nisi hetimin për rastin, duke referuar materialet në prokurori. Drejtori i qendrës, Shpëtim Behluli u shkarkua, por këtu ndodhi dhe cudia. “Stop” ka siguruar disa deklarata të nënshkruara nga të njejtët punonjës të qendrës shëndetsore të Shkozës, që njëherë kërkojnë shkarkimin e drejtorit, dhe pasi kjo ndodh, e mbrojnë atë, duke kërkuar të mbetet në punë.
Reperi kanadez me famë botërore, Drake, ka surprizuar të gjithë shqiptarët me klipin e tij fundit të publikuar pak orë më parë, “Polar Opposites”.Ai është shfaqur i veshur me simbolet e flamurit shqiptar.Kënga dhe klipi kanë kaluar 1 milionë klikime në pak orë. Edhe në mbyllje të videoklipit shihet shqiponja dhe flamuri ynë kombëtar.