STOP – EMISIONI 64 (SEZONI 2)

Ura e Valiasit në gjendje të mjerë, shkolla e Hasit më shumë mësues se nxënës.
“Stop” shfaq pamje të urës së Valiasit në gjendje të mjeruar. Edhe një javë pas aksidentit që i mori jetën një gruaje, askush nuk ka vënë dorë në këtë urë.
Ndërsa Tirana vuan problemin e mbipopullimit të klasave, një realitet i kundërt vjen nga shkolla 9-vjecare në Myc të Hasit. Kjo shkollë ka 17 nxënës dhe 4 mësues. Nxënësit mësojnë në klasa kolektive, ndërsa arsmitarët japin nga matematika e fizika e deri te fizkultura…

Byroja Shqiptare e Sigurimit, institucioni piramidë, që nuk dëmshpërblen të dëmtuarit.
Engjëllushe Shahi, një qytetare nga Lezha ankohet në Stop së Byroja shqiptare e Sigurimit, nuk e dëmshpërblen për një aksident të ndodhur në shtator të 2007-ës. Ajo thotë se ka fituar gjyqin për dëmshpërblim mbi 80 milionë lekë të vjetra, por deri tani në dorë ka vetëm vendimin në favor. Engjëllushja tregon se është ankuar edhe në AMF dhe i kanë premtuar zgjidhje, por sërish i duhet të endet nëpër dyer institucionesh në kërkim të së drejtës. Një histori të ngjashme tregon edhe Nazmie Reka, për një aksident në vitin 2011. Ndërsa Byroja është kthyer në piramidë, që jo vetëm nuk ekzekuton vendimet e gjykatave, por nuk bën as transparencë.

Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila shërben për të dëmshpërblyer të dëmtuarit nga aksidente të ndryshme duket se nuk e kryen funsionin e saj. Kjo gjë shihen nga ankesat e shumta që qytetarët kanë në lidhje me këtë institucion piramidë. Emisioni investigativ “STOP” ka trajtuar dy raste, të cilët nuk marrin dëmshpërblimin, edhe pse vendimet e organeve gjyqësore i kanë dhënë formën e prerë rasteve. 

Engjëllushe Shahi, një qytetare nga Lezha ankohet se Byroja Shqiptare e Sigurimit, nuk e dëmshpërblen për një aksident të ndodhur në Shtator të 2007-ës. Ajo thotë se ka fituar gjyqin për dëmshpërblim mbi 80 milionë lekë të vjetra, por deri tani në dorë ka vetëm vendimin në favor të saj. Engjëllushja tregon se është ankuar edhe në Autoritetin Mbikqyrës Financiar dhe i kanë premtuar zgjidhje, por sërish i duhet të endet nëpër dyer institucionesh në kërkim të së drejtës. Një histori të ngjashme tregon edhe Nazmie Reka, për një aksident në vitin 2011.

Cili është problemi juaj që iu drejtuat emisionit “STOP”? 
Im shoq ka bërë aksident. Ka qenë pasagjer dhe ka ndodhur me datë 9 Shtator të 2007- ës. 

Çfarë vendosi ekspertiza? Kush ishte fajtori apo shkaku i aksidentit? 
Shoferi ka qenë pa gojë dhe nuk dëgjon.

Çfarë pasojash ka nga ky aksident bashkëshorti juaj?
Burri im ka dëmtuar një vertebër. I kanë marrë një kockë tek këmba ia kanë vënë tek qafa. Memorien nuk e ka mirë se herë është i vetëdijshëm dhe herë jo. Ne iu drejtuam Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Për çfarë?
Për një dëmshpërblim.

Çfarë vendosi gjykata?
Gjykata vendosi mbi 80 milion lekë të vjetra. Gjyqi ka përfunduar ka gati një vit dhe është i formës së prerë. Unë kam një problem tjetër me Byronë Shqiptare të Sigurimit sepse nuk më përgjigjen për vlerën që i ka dalë. 

Gazetarja e “STOP” shkoi për të takuar avokatin që ka mbrojtur Abdulla Shahin.

Avokati – Për sa kohë nuk ka një pezullim ekzekutiv vendimi nga Gjykata e Lartë ai është i formës së prerë. Pra në Apel çështja merr formën e prerë dhe është i detyrueshëm. Është titull ekzekutiv, për t’u ekzekutuar në rastin konkret nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që ka 10-12 vjet që nuk ka kokërr leku.

Avokatja – Janë ndjekur të gjitha rrugët ligjore për… ka përfunduar çështja. Është lëshuar urdhri i ekzekutimit është çuar dosja në Përmbarim. Ndërkohë që është e pamundur ekzekutimi, për shkak të problematikave që ka Byroja e Sigurimit, pra nuk ka fonde. AMF-ja kam përshtypjen që ka përsëritur të njëjtën shkresë datë 21.10.2016 dhe i thotë: Ju kërkojmë të trajtoni praktikën duke marrë në konsideratë vlerën e fondit të kompesimit për vitin 2016.

Gazetarja – Kjo është e dyta?

Avokatja – Kjo është një shkresë që i thotë AMF-ja, që është enti që i kontrollon dhe i vendos pikat mbi “i” dhe i thotë merr masa për ekzekutimin brenda kësaj date, sepse është detyrim i hershëm.

Avokati – Janë dispozita të shkaktimit të dëmit në këtë rast. Pra nëse një mjet i siguruar në një kompani sigurimi i shkakton “X-it” një dëm ka një ligj sesi nuk paguan shoferi, por paguan kompania ku është siguruar shoferi. Në këtë rast është i pasiguruar fare dhe ligjvënësi për të marrë në mbrojtje palët e dëmtuara, dëmin shëndetësor i themi ne ka krijuar një Byro motorike Shqiptare. Pra në këtë rast ne e kemi me Byronë Shqiptare të Sigurimit. Byroja Shqiptare e Sigurimit është përgjegjëse.

Ndërkohë një nga punonjësit e  Byrosë Shqiptare të Sigurimit thotë që do të dëmshpërblehen, por në bazë të urdhërit të dhënë nga Autoriteti Mbikqyrës Financiar.

Është një vendim që pret ekzekutimin, për një dëmshpërblim të zonjës.
AMF-ja ka dhënë urdhër jo vetëm për të zonjës, por për të gjitha këto që janë me data aksidenti të vjetër. Duke filluar që nga data më e vjetër do të paguhen të gjitha brenda mundësive të fondit të kompesimit që janë. 

Kur do të paguhen sepse aksidenti ka ndodhur në vitin 2007. Këtu i kanë premtuar që brenda 2016 do të dëmshpërblehet.”

Engjëllushe Shahi shkon tek AMF-ja, për të marrë një përgjigje, por duket se dëmshpërblimi do të merret në vitin 2017 dhe jo në 2016 siç i kanë premtuar.  

Unë sapo dola nga AMF-ja dhe zonja Bardha më është drejtuar që deri tani janë paguar nga 2002 deri në 2006 – ën. Vitin që vjen, nga Janari i 2017- ës, më kanë thënë që do të kem radhën për t’u dëmshpërblyer. Shpresoj që ta mbajnë fjalën që kanë thënë. 

Të njëjtin fat ka edhe Nazmie Reka, e cila është aksidentuar bashkë me djalin e saj në Janar të 2011 nga një automjet në rrugën e Porcelanit. Nga ky aksident, djali ka marrë dëmtimet më të mëdha, dëmtime këto që e kanë penguar të shkojë edhe në shkollë.

Po shkoja me djalin për të mbushur bombulën e gazit dhe aty papritur na erdhi një makinë në kohën që po kalonim trotuarin dhe na përplasi. Nga ai moment unë nuk mbaj mend gjë. Djali ka shkuar me 3% jetë, pra aksidentin më të madh e pësoi djali dhe ka ndenjur tre muaj në gjendje kome. Që nga ai moment djalin e kam me pasoja. Ka probleme tek këmba, tek dora, në trurin e vogël.

Ju hapët një proces gjyqësor kundrejt Byrosë Shqiptare të Sigurisë. Çfarë ndodhi më pas? Si u dha vendimi? 
Pasi u përmirësova ndoqa procedurat. Gjykata e Shkallës së Parë mori formë të prerë ku përcaktoi shumën prej 50 milion lekë të vjetra, që do të na e paguante Byroja Shqiptare e Sigurimit.

Ndërkohë vetë emisioni investigativ “STOP” i ka dërguar një shkresë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, por nuk ka marrë ende një përgjigje. Sakaq ka kaluar edhe afati 10 – ditor, i cili është detyrim ligjor për të kthyer një përgjigje.

AKKP mban peng pronën e qytetarit nga Rrësheni.
Nikollë Tusha nga Rrësheni ka një pronë në këtë qytet të kthyer nga AKKP e Lezhës në vitin 2009. Por që të ketë vlerë ligjore, vendimi i njohjes duhet firmosur nga AKKP qendrore dhe kreu i saj Sonila Qato. Inspektorja e AKKP-së thotë se me ligjet dhe VKM-të e reja, rasti do të trajtohet brenda 3 vjetësh.

Të Fundit