STOP – EMISIONI 63 (SEZONI 4) 28 nëntor 2018 Mallakster: Bashkia grabit pronen private e kryen aktivitet pa leje!

Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Visok të Ballshit, për denoncimin e qytetarit Gramoz Malaj.Ai thotë, se bashkia e Mallakastrës i ka hyrë në pronën, që ka me dokumenta dhe merr rërë bituminoze.Kryetari i bashkisë, Agron Kapllanaj,thotë në intervistë, se vendi i gërmimit është në kufi me pronën private, ndaj mund të ketë prekur pak. Kapllanaj pohon, se nuk ka leje shfrytëzimi dhe asnjë lloj dokumenti tjetër, që ta lejojë të kryejë këtë aktivitet.Juristi i drejtorisë rajonale të Mjedisit Fier,deklaron, se për këtë aktivitet bashkia e Mallakastrës duhet të ketë patjetër leje shfrytëzimi e leje mjedisore. Sipas tij, puna jo vetëm do të bllokohet, por do të shkojë edhe në prokurori.

Urimi i “Stop” per festen e pavaresise

Sot u përkujtua 106 vjetori i pavarësisë së vendit si zakonisht në ceremoni të ndara nga qeveria dhe opozita. Mazhoranca ishte në Vlorë, për të ngritur simbolikisht flamurin, ndërsa opozita bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Lulzim Basha u shpreh, se kjo datë kujton ngritjen e flamurit të Kastriotëve, duke ngatërruar vitin e duke thënë 1944 në vend të 1444. Ambasada amerikane ka zgjedhur të urojë pavarësinë e shqiptarëve me një poster, duke treguar gjërat që pëlqen te kombi ynë.

Pavarësia mes urimit të ambasadës amerikane dhe lapsusit të Bashës

Pjesa e trete e emisionit te sotem i eshte kushtuar teresisht festes se pavaresise. Nje kercim special me veshje tradicionale e muzike shqiptare shoqerojne emisionin e sotem dhe kete pjese. Dhe nuk kish si te mungonte urimi i stafit te programit dhe Saimirit e Gentit per 106 vjetorin e ngritjes se flamurit ne Vlore dhe shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur.

Të Fundit