29 nëntori i veteranëve, Rama u flet për vlerat e Gjermanisë.
Edhe sot 72 vjet pas clirimit të vendit, veteranët e luftës përkujtuan me pankarta e lule, datën e largimit të gjermanit të fundit nga atdheu ynë. Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, kryeministri Rama i mblodhi veteranët dhe familjarët e dëshmorëve, të cilëve u foli gjatë për vlerat e Gjermanisë dhe kancelares Merkel, që sot përfaqësojnë një aleat të rëndësishëm tonin, por edhe janë shndërruar në timonierë të Europës së bashkuar.Para nisjes në Gjermani Rama ishte në një takim me ferëmrët e Peqinit, një zonë kjo e njohur për rritjen e mbarështimin e gjelave të detit.
Certikatë false nga dyert e shkollës profesionale të Kamzës.
Një e re e sapodiplomuar në shkollën profesionale të Kamzës për shërbime sociale dhe shëndetësore, ankohet në Stop, se njëra nga 3 certifikatat e domosdoshme për diplomim, e bëri të dyshojë, se është me firmë të falsifikuar. Kamera e fshehtë e “Stop” e ndoqi cështjen e saj deri në bisedën dhe ballafaqimin me drejtorin, mësuesen përgjegjëse dhe sekretaren e shkollës. Drejtori pranon, se nuk është firma e tij, ndërsa sekretarja dhe mësuesja ngrenë supet. Në fund të disa përbqalljeve drejtori kërcënon me denoncim sekretaren, për një certifikatë, që ka dalë me firmë të falsifikuar nga dyert e shkollës.
Zbardhja e kamerës së fshehtë:
Pjesa 1
Nxënësja – Të shtunën.
Drejtori – Ëhë.
Nxënësja – Dhe më tha sekretarja, që e ka zysh
Sadija. Po shko ta marrësh atje.
Drejtori – Po c’punë kishte zysh Sadija, me certifikatën tënde?
Nxënësja – Zysh Sadinë e kena pas zysh kujdestare.
Drejtori – Po.
Nxënësja – Në vit të 3-të.
Drejtori – Po.
Nxënësja – Të shkollës.
Drejtori – Po pse duhet të marrë dokumentin tënd, kur mund të vish ti shumë mirë në sekretari ta zëmë?
Nxënësja – Unë këtë nuk arrij ta kuptoj as vetë në fakt.
Drejtori – Ëhë.
Nxënësja – Se sí ka mundësi.
Drejtori – Të ka kërku ndonji, ndonji lek? Them për…
Nxënësja – Jo.
Drejtori – Jo.
Nxënësja – Për ta marrë?
Drejtori – E.
Nxënësja – Po si do…?
Drejtori – Jo, thashë. Ka qenë në lojë ndonji lek?
Nxënësja – Jo. Po unë e meritoj një certifikatë të tillë, kam bërë 4 vjet shkollë.
Drejtori – Po, po.
Nxënësja – Si? Shkova atje.
Drejtori – Ëhë.
Nxënësja – E mora certifikatën dhe kur u ktheva te sekretarja me thënë të drejtën, që në atë moment dyshova, se kjo nuk është origjinale.
Drejtori – Është shumë e rëndë n.q.s. është fallsifiku firma ime. N.q.s. është fallsifiku, nuk e di…
Mësuesja – Këtë certifikatën e Nivelit të Tretë e ke origjinale me firmën e drejtorit.
Nxënësja – Po, po.
Mësuesja – Kush ta ka dhënë?
Nxënësja – Sekretarja.
Mësuesja – Kur? Përnjëherë apo ditën tjetër?
Nxënësja – Jo jo. Në shtator, kur erdha të kërkoja të gjitha dokumentat.
Mësuesja – Ëhë.
Nxënësja – M’u dhanë këto, përvec asaj.
Mësuesja – Po, përvec asaj, t’u dha edhe e Nivelit të Tretë. Mirëpo, certifikatat e Nivelit të Tretë, nuk kanë dalë për asnjë nxënës. Si kanë dalë vetëm për ty? Sepse shoqet e tua e kanë marrë? S’e ka marrë askush.
Nxënësja – Nuk e di.
Mësuesja – I ke marrë vetëm ti.
Nxënësja – Atëherë qenka dhe kjo fallso?
Mësuesja – Jo, s’është fallso.
Nxënësja – Po atëherë, si ka mundësi?
Mësuesja – Jo. Fallso është kjo, sepse aty duhet të ishte firma e Zamirës.
Nxënësja – Mund të calojë puna dhe te e vitit të parë, se ndryshon dhe numri i amzës.
Mësuesja – Numri i amzës.
Nxënësja – Mbasi fola me sekretaren, më ka marrë zysh Sadija në telefon.
Mësuesja – Hë!
Nxënësja – Më ka thënë hajde, se unë i thashë edhe kartoni i thashë, është njëcikë më i hollë.
Mësueja – Ë.
Nxënësja – Ishte si fletë formati.
Mësuesja – Po.
Nxënësja – Kjo është pak, si ndryshon e di, si letër.
Mësuesja – Po, po. E kuptoj, e kuptoj, po.
Nxënësja – Edhe i thashë unë, edhe më tha: hajde të përforcoj kartonin. Më ka marrë në telefon.
Mësuesja – Sadija?
Nxënësja – Po. Hajde të përforcoj kartonin, tha.
Mësuesja – Po mund edhe ta firmoste ajo. Po ti ke thënë, që…
Nxënësja – Shiko! Mu më ka cu një mesazh sekretarja.
Mësuesja – Ë?
Nxënësja – Edhe më vjen shumë keq për të, se unë nuk kam gjë personale me të. As me atë, as me ty, me asnjë. Unë po të kisha shku në Gjermani me këtë, nuk ia pret mendja kujt, se në 2016 në një institucion, ku ti ke mbaru 4 vjet shkollë, të jepet një fallso. Nuk ia pret mendja kujt, vetëm dyshojnë tek unë. Se e kam bo unë fallso. Shiko, se ca më ka shkrujt sekretarja! Se mu më vjen vërtet shumë keq, ajo ndoshta e ka shkrujt me kastile.
Mësuesja – Jam sekretarja. Faleminderit për gjithcka, që më dhurove. Gjë personale nuk kisha me ty dhe asgjë me qëllim.
Nxënësja – Ajo e ka… e ka bë ndoshta dhe për të më prek mu në ndërgjegje. Po, as unë nuk kisha gjë personale me atë. Ajo i pat ligjore, ligjore, atëhere kështu i bie puna.
Pjesa 2
Mësuesja – Drejtor, thirr policinë edhe të verifikohen të gjitha. Kjo është e vetmja, as….
Vjehrri i nxënëses – Prit, prit,prit!
Nxënësja – Ai, që e ka firmos atë, do mbajë përgjegjësi.
Vjehrri i nxënëses – Edhe ai, që e ka vulos. Ne, me shku në Gjermani dhe me u ndjek penalisht unë…
Drejtori – Po.
Vjehrri i nxënëses – nga shteti gjerman për një dokument, që unë e du origjinal, ta marr me këtë punë, mu s’më intereson o ti, ca më intereson? Mund me e dit dokumentat, që janë, mo vlla? A e kam mbaru shkollën këtu, a s’e kam mbaru?
Nxënësja – Kush mban përgjegjësi për…?
Vjehrri i nxënëses – Edhe njëherë.
Nxënësja – këtë firmë?
Drejtori – Ë?
Mësuesja – Ajo, që e ka hedhur.
Drejtori – Ajo, që e ka hedhur.
Nxënësja – Kush e ka hedhur?
Drejtori – Edhe një sekondë!
Mësuesja – Shkojnë për ndjekje penale.
Drejtori – Do shkojnë për ndjekje penale.
Nxënësja – Firmën, kush e ka hedh?
Drejtori – Më dëgjo mua! …., ….. të lutem! Kjo është d.m.th një certifikatë Profesionale e Nivelit të Dytë, e cila është për vitin shkollor 2014 – 2015, kur unë nuk kam qenë drejtor.
Vjehrri i nxënëses – Perfekt.
Drejtori – Dhe këtu është printu me këtë. Në rast se do bëja, që unë ta jepja certifikatën në këtë kohë, duhet të bëja një shënim.
Mësuesja – Dublikatë.
Drejtori – Do të bëja një dublikatë. Do të bëja një ashtu. Nuk mund ta jepja unë… Edhe sikur të mund të ma jepnin ta hidhja firmën. Të ma hidhnin, d.m.th. të mos e kisha mendjen, prapë nuk është e rregullt.
Vjehrri i nxënëses – Jo.
Drejtori – E dyta është këtu, që shof unë, kjo sesi është bërë, unë nuk e di. Numri i amzës thotë.
Mësuesja – Jo, e ka pranu ajo, është gabim njerëzor, sepse vajza ka ardh një ditë tjetër.
Drejtori – është gabim njerëzor, mua nuk më intereson.
Vjehrri i nxënëses – Jo jo, s’është gabim njerëzor. Unë jam sot… Kam punu në arsim para, para këtyre mësueseve të tjera. Kam punu në arsim unë dhe unë i di rregullat.
Mësuesja – E ka pranu.
Vjehrri i nxënëses – Të lutem shumë! Këto janë gabime të paramendume.
Drejtori – Po.
Vjehrri i nxënëses – Për me ma dhanë problemin.
Drejtori – Po.
Vjehrri i nxënëses – Duhet të kuptosh një gjë. Nusja në momentinh që e ka marrë certifikatën, e ka kuptu, se nuk është e rregullt dhe aty ke sekretarja.
Drejtori – Po.
Vjehrri i nxënëses – Të lutem sekretare i ka thënë, ma verifiko këtë. Është e rregullt apo s’është e rregullt?
Drejtori – Po.
Vjehrri i nxënëses – Edhe sekretarja i ka thënë: është në rregull.
Nxënësja – Unë i kam dalë borxhit sekretares.
Pjesa 3
Mësuesja – Firma këtu nuk është e jotja. Certifikata
Vjehrri i nxënëses – është fallso.
Mësuesja – Mbase nuk ka dalë nga…
Drejtori – Shkolla.
Mësuesja – Sekretaria.
Drejtori – Po.
Mësuesja – Tashi.
Drejtori – Po, vulën kush ia ka vënë?
Vjehrri i nxënëses – Ia ka vu sekretarja. Po atëherë, nga ka dalë pra?
Mësuesja – Atëherë…
Drejtori – Mund të jetë dorëzu nga një mësues dhe t’ia ketë vënë dhe sipër. Mu kjo s’më intereson.
Mësuesja – Kjo certifikatë nuk duhet të kishte edhe sikur të jetë firma jote.
Drejtori – Po.
Mësuesja – Gabimi është i zyshës edhe i asaj sekretares, sepse nuk duhet të jetë firma jote.
Drejtori – Edhe unë do të shkoj tani direkt . Direkt tani, do shkoj të bëj një denoncim, sepse unë e kam për detyrim ligjor të shkoj të bëj një denoncim.
Vjehrri i nxënëses – Puna jote, se ca bën!
Drejtori – Te oficeri i policisë gjyqësore, duke qenë, se një dokument i tillë ekziston. Unë kam fotokopjon me një akt noteri.
Vjehrri i nxënëses – Pra, këtu ka ndodh dicka me qëllim. Ne s’kena dhënë lekë, na janë kërku.
Drejtori – Ëhë.
Vjehrri i nxënëses – Ne s’kemi dhanë lekë.
Drejtori – Flori duhet të kesh një gjë parasysh që, n.q.s. ajo vërtetohet sot hanë 1 deri në 3 vjet burg, minimumi, minimumi 1.
Pjesa 4
Drejtori – Nga e ka marrë vesh Sadija? E ka marrë vesh nga ty, se kjo ka ardh tek ty, s’ka ardh…
Sekretarja – Po prit ta them. Po të sqaroj dhe unë.
Drejtori – Po, po.
Sekretarja – Kur e mori, tha është fallso.
Drejtori – Po.
Sekretarja – Kjo.
Nxënësja – Nuk më duket origjinali, thashë.
Sekretarja – Nuk iu duk origjinali kësaj. Thashë këto janë krejt fletët me shqiponje të kuqe. Ka disa që vijnë të holla e ka disa që vijnë…Thashë, po të doli fallso, bjere prapë. A të thashë kështu?
Drejtori – Po të doli fallso, bjere prapë?!
Nxënësja – Si po të doli fallso dhe unë e marr në institucion?
Drejtori – Prapë? Se s’e kuptoj dot.
Sekretarja – Tani po dyshoj.
Mësuesja – Po, firmën, firmën, kush e hodhi?
Sekretarja – As në botë s’e mbaj… Unë nuk e di, se kush e ka hedh firmën.
Mësuesja – Po mirë, po të na vinte prapë, kush do e firmoste?
Sekretarja – Le ta verifikoshit moj ti zyshë, prandaj i thashë unë.
Drejtori – Pse s’ia mbajte ti dhe të vije ke mua?
Sekretarja – Po s’ia mora o drejtor, hë!
Drejtori – O drejtor, hajde këtu! Mbaje këtë, sepse…
Sekretarja – E të kap ligji ty? Se do na tregosh ligjin ma mirë, se ai. E di ligjin ti?
Nxënësja – Jo, e din ti, që ven një vulë, që nuk e din e kujt është.
Sekretarja – Po e vej vulën, se kam 1600 nxënës në kokë e plus 100 mësues, që më vijnë aty.
Nxënësja – Ok. Për ca je aty?
Sekretarja – Po pra, për ca jam? Se do të ta liroj ty unë venin, të vish ti…
Drejtori – Mos i bërtit asaj!
Mësuesja – Jo, mos i bërtit!
Drejtori – Unë do të shkoj direkt në polici, tashi.
Urgjenca e Sarandës rast urgjent, polici ngatërron makinën.
Një vëzhgim në urgjencën e Sarandës tregon, se vetë ky ambient është një rast urgjent për t’u kuruar.Kudo lagështi, por edhe mungesë uji në rubineta. Pacientët ankohen, por asgjë nuk përmirësohet.Ura Vajgurore është bashki që ka vendosur të punojë edhe për festat e 28-29 nëntorit. Më pas një situatë komike, ku policët ngatërrojnë makinën e tyre në një rast shërbimi.