Në qershor trajtuam rastin e një qytetari nga Maliqi, i cili tregoi, se kishte dhënë 1200 euro tek Kristina Bajram Bodi, për një vizë gjermane. Një tjetër qytetar tregon, se është mashtruar si fillim nga një Dashi në Pogradec, që pretendonte se punonte në bashki, më pas nga Zamira e në fund nga Kristina Bodi, duke dhënë në total 1500 euro, për një vizë gjermane. Por kanë kaluar disa muaj dhe qytetari nuk ka marrë as vizë e as nuk i kthejnë paratë.Qytetari i mashtruar tregon, se ka komunikuar me mesazhe zanore me një grua, që e dinte se ishte Kristina Bodi, por në fakt ishte Verjana Gega. Kjo e fundit i thotë, se do të marrë overdraft në bankë, për ta shlyer.Gazetarja komunikon me Kristina Bodin, e cila thotë, se edhe ajo vetë është pjesë e mashtrimit të Verjanës, por nuk ka mashtruar njeri.pas komunikimeve të vazhdueshme, qytetarit i kthehen paratë e tij.
Një qytetare nga Durrësi është drejtuar në “Stop” për t’i dhuruar një ipad 3 vjecares së dhunuar në kopshtin privat “Stinët”.Zonja thotë, se është prekur shumë nga ngjarja e rëndë, me të cilën u përball vogëlushja dhe familja e saj. Për shkak të frakturës në këmbë, e mitura do të duhet të qëndrojë në krevat, ndaj zonja ka menduar, se do t’i vlejë një dhuratë e tillë.
Një qen është filmuar duke ngrënë manaferra në natyrë. Në zonën e ish-Kënetës në Durrës asfalti ka shpërthyer, duke u shndërruar në një shatërvan në mes të rrugës.