Sorentino Spahiu, është ish-nxënës i shkollës 9-vjecare në Mëzez-Fushë. Ai e ka përfunduar arsimin 9-vjecar në vitin 2017. Pas tre vitesh kërkon, që të regjistrohet në shkollë të mesme, por e penalizon vendlindja, që i është shënuar gabim dy herë nga shkolla e Mëzez-Fushë. Gabimi i parë është bërë në dëftesën e lirimit dhe në vend të vendlindjes Durrës, i është shkruar Peshkopi. Herën e dytë në vërtetimin e lëshuar nga kjo shkollë, vendlindja është shkruar Bulqizë-Dibër.Sorentino thotë, se për shkak të këtyre gabimeve, nuk po regjistrohet dot në një shkollë të mesme.Drejtoresha e shkollës Mëzez-Fushë, Diana Tanushi,thotë, se është bazuar tek amza, por nuk pranon të japë detaje mbi këtë gabim, që i kushtoi të riut regjistrimin në shkollë të mesme.Në Zyrën vendore të arsimit Parauniversitar, specialisti Sulejman Keta, thotë vetëm, se duhet dorëzuar dokumentet e më pas të ngrihet një grup pune,për të shkuar në shkollë, që të verifikojë rastin.
Ambasada amerikane ka njoftuar rinisjen e procedurave të intervistave në kuadër të Lotarisë Amerikane. Në Torino ka ndodhur një grabitje banke në mënyrë të pazakontë.Një 62 vjecar ka marrë 4 200 euro, jo nën këcënimin e armës, por duke u kollitur e duke kërcënuar, se do të infektonte të gjithë punonjësit.Deklarimi i largimit nga qeveria nga ana e Besa Shahinit dhe Sandër Lleshajt ka bërë, që të aludohet për emrat, që do ikin dhe ata që do të vijnë në kabinetin qeveritar.Klintoni u është drejtuar qytetarëve me këtë pyetje dhe ata kanë dhënë vlerësime për emrat e ministrave e deputetëve, që mund t’i zëvendësojnë.
Sot nisi viti i ri shkollor për 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar.Ajo që ra në sy, ishte masiviteti nëpër shkolla e mungesa e masave të sigurisë e distancave. Ne sjellim pamje nga shkollat “Hasan Prishtina”, “1 maji” e “100 vjetori”, ku situata duket jashtë kontrollit.Shoqata e shqiptarëve në Suedi dhe “Stop” kanë plotësuar me bazë materiale disa shkolla në Burrel. Drejtori i shërbimeve publike në Mat, Elsan Reci dhe drejtoresha e shkollës 9 vjecare “Ali Metra” falenderojnë për këtë kontribut në nisje të vitit të ri shkollor.