Emisioni Stop ka blerë produkte ushqimore në Maqedoni dhe i ka kaluar as asnjë problem apo kontroll në pikën doganorë të Bllatës në Peshkopi.Vaj, detergjentë, kafe, pije freskuese dhe gjithcka tjetër në sasi të konsiderueshme janë ngarkuar në makinë dhe i kanë shpëtuar cdo lloj verifikimi. Qytetari pyet doganierët, se cfarë ndodh në këto raste, por ata i thonë, se duhet të ishin kontrolluar, por po bëjnë sikur nuk i panë. –Nëse të pyet njeri, thuaji i bleva në Maqellarë, -porosisin punonjësit e doganës.
Kollaret e Ramës dhe punonjësit e shëndetësisë pa paga.
Portalet dhe rrjetet sociale kanë shkruar, se tashmë kravatat e dizenjuara nga Edi Rama po shiten edhe në një dyqan dhe kushtojnë jo pak.Në qendrën shëndetësore numër 57 punonjës kanë mbetur pa paga, pasi drejtori është shkarkuar në fund të gushtit dhe nuk ka se kush të firmosë borderotë.Disa të burgosur në burgun e Fierit kanë shkruar në redaksinë e emisionit “Stop”, se drejtori Arjan Hasani dhunon fizikisht ata, që vuajnë dënimin, duke mos i lejuar as të ngrenë zërin, apo të ankohen në institucione.
Dhuna në shkollën e Lukovës, shkarkohet mësuesja Miranda Bodini.
Në Lushnje librat shkollore shiten në gjende të mjerueshme.Prapa shkollës “Skënder Libohova”, magazina që mban dhe shpërndan tekstet shkollore është me myk e me lagështirë. Të premten emisioni “Stop” transmetoi videon e dhunës në shkollën e Lukovës. Komisioni i disiplinës i shkollës është mbledhur sot dhe ka vendosur shkarkimin e mësueses Miranda Bodini dhe vërejtje me paralajmërim për edukatoren Anila Stamati.Kjo e fundit ishte prezent në aktin e dhunës dhe nuk ndërhyri.