STOP-EMISIONI 5(Sezoni 8) 9 Shtator 2022-Shpallet fituese e nje kremi cudiberes, peson dhimbje, djegie e kruarje.

Jemi në Velipojë për problemin e zonjës Fatlume Elbasani, e cila ka marrë një telefonatë, nën emrin e një kompanie të njohur dhe i kanë prezantuar 2 kremra. Zonjës i kanë thënë, se është përzgjedhur për t’i përfituar kremrat me cmim preferencial dhe ato të heqin cdo dhimbje në pak caste.Fatlumja i ka blerë kremrat dhe i ka provuar menjëherë. Por ka patur dhimbje, djegie dhe kruarje.Zonja ka tentuar të telefonojë numrin e kompanisë, me emrin e të cilës u prezantua telefonuesja. Por nga kompania i thanë, se nuk kanë pasur e nuk kanë produkt të tillë.Nga pakoja, që i ka ardhur zonjës, ne mësojmë, se ajo është dërguar nga Shpresa Marku në zonën e Don Boskos në Tiranë.Por numri që ka telefonuar zonjën, nuk punon.Vijmë nga Velipoja në Tiranë, në adresën e shitëses, por ajo nuk gjendet askund.Po kështu numri i lënë në QKB nga Shpresa Marku, është i padisponueshëm.Kjo është thjesht një mënyrë mashtrimi, që qytetarë të papërgjegjshëm bëjnë, për të zhvatur para.

Qytetarët kanë sjellë në “Stop” disa video të shqetësimeve të tyre.Ne Drilon të Pogradecit janë prerë pemët, duke e katandisur në gjendje të mjerë këtë perlë të natyrës.Në plazhin e Golemit disa pushues lidhin me zinxhirë cadrat, për t’i rezervuar përgjatë sezonit turistik, duke zënë hapësirat publike për qytetarët e tjerë. Janë disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Një prind në Tiranë ngre shqetësimin e regjistrimit të vajzës në shkollë të mesme. Arsimin 9 vjecar e ka përfunduar te “Dora D’istria” dhe automatikisht sistemi e-albania e kalon për regjistrim në shkollën e mesme “Sinan Tafaj”. Po zonja thotë, se pranë shtëpisë së saj ka gjimnazin “Ismail Qemali”.Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, e konsideron totalisht të palogjikshëm regjistrimin me portal,duke dhënë dhe argumentat e tij për këtë. Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, ku na u premtua zgjidhje për rastet e vecanta dhe kushtet specifike.Dhe rasti në fjalë u zgjidh dhe qytetarja falenderon stafin e emisionit “Stop”.

Të Fundit