Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë, për të treguar, se një grua dhe djali i saj, janë të pastrehë e prej ditësh jetojnë në lulishten e një pallati. Ai thotë, se i vjen keq, ndaj vendosi, të kërkonte ndihmën tonë për strehimin e tyre.Gazetarja e “Stop” shkon në vendin e përshkruar nga qytetari dhe gjen zonjën Alba me të birin në rrugë. Zonja tregon, se jetonin me qira në një apartament, por i zoti i apartamentit i kishte nxjerrë jashtë.Për këtë rast, vumë në dijeni Shërbimin Social të Bashkisë Tiranë dhe drejtori Alfred Muharremi solli një ekip në terren, për t’u ardhur në ndihmë të pastrehëve.Grupi i shërbimit social në Bashki, mori nënë e bir dhe i strehoi përkohësisht në një qendër komunitare, kohë pas të cilës, ata me ndihmën e “Stop”, u kthyen sërish në banesën e tyre.
Ardhja e shtatorit i ktheu në punë qytetarët. Ne i kemi pyetur ata, sesi shkuan pushimet e verës.Disa thonë, se nuk kanë mundur të pushojnë për shkak të cmimeve të larta. Të tjerë shprehen, se kanë preferuar dushin e shtëpisë, më shumë, sesa të shpenzojnë me cmimet e kripura të bregdetit.
Një qytetar i drejtohet emisionit “Stop”, për të treguar eksperiencën e tij të pakëndshme me një gjobë për drejtim automjeti. Pas 2 muajsh, ai është njohur me penalitetin, që kishte kapur vlerën 409 mijë lekë të vjetra, apo 75% të pagës së tij. Denoncuesi thotë, se të paktën duhet të ishte njoftuar për masën ndëshkimore, pasi nuk mund të kontrollojë cdo ditë portalin e-albania. Për këtë problem biseduam me ekspertët Artur Sulce dhe Gëzim Hoxha. Ata shprehen, se e-albania nuk mund të jetë e vetmja mënyrë, për mësuar gjobat, pasi qytetarët kanë adresë. Sipas tyre, edhe kur merr gjobë jashtë vendit, te vjen shkresa në adresë, gjë që nuk ndodh në Shqipëri.