Në shtator të këtij viti transmetuam një rast problematik në Lezhë, pasi një zonjë, na tregoi, se cfarë lojrash ka bërë ish-bashkëshorti, me të cilin jetoi 23 vjet, për t’i marrë shtëpinë. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish me ish- burrin e saj, kunatit të tij.Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni. Vetë noteri nuk i pranoi shkeljet. Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri me letra të falsifikuara, zonja u dhunua, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18 vjecar.Ajo u ekzaminua nga një mjek, u shtrua në spital dhe u pajis me raport mjeko-ligjor për 9 ditë paaftësi.Më pas bëri dhe denoncim në polici. Por ish-bashkëshorti, pas tre javësh qëndrim në burg, u la i lirë dhe zonja ndjehet e kërcënuar.Ne kërkuam informacion zyrtar nga prokuroria e Lezhës për situatën dhe na thanë, se veprimet hetimore janë ndjekur, por janë sekret hetimor. Prokuroria ka kërkuar burgim për agresorin, por gjykata ka vendosur, detyrim paraqitjeje për Gjergj Sutin.Eksperti mjek-ligjor, që ekzaminoi viktimën e dhunës, pranon, se zonjën e “ka mbyt burri i vet”.Ajo ka patur dëmtime, e konfuzion cerebral.Por ky raport i ekspertit, i ka shkuar prokurorisë, vetëm pas interesimit të “Stop”.Së fundi kemi mësuar, se prokuroria ka regjistruar procedimin penal për “mashtrim” për shtetasin Gjergj Suti.Fatmir Laçej, ekspert i problemeve noteriale, e konsideron revokimin e kontratës pa prezencën e zonjës, të parregullt dhe për të gjitha kontratta e tjera, ai propozon padi civile në gjykatë për palën e penalizuar.Ky problem po ndiqet edhe nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kërkuar informacion nga noteri Fran Gjoni dhe nga Prokuroria e Lezhës për rastin në fjalë. Në një shkresë drejtuar zonjës, Prokuroria e Lezhës thotë, se ka regjistruar procedim penal për noterin Fran Gjoni dhe është administruar material voluminoz nga ASHK Lezhë.
Në 26 tetor 2023 denoncuam Qendrën shëndetësore të Shkozës për mbetjet spitalore të hedhura në ambiente publike.Me qese plot mbetje spitalore në dorë, drejtori mohoi hedhjen e tyre në kazanët e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne pamë dhe i treguam një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Rastin ia përcollëm edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili gjobiti me 10 milionë lekë të vjetra Qendrën Shëndetsore Shkozë.Nga ana tjetër, Policia e Shtetit, Komisariati numër 1, na informon, se ka nisur hetimi, janë pyetur të gjithë punonjësit e kësaj qendre, është kqyrur vendi i hedhjes së mbetjeve, janë marrë provat materiale dhe cështja është referuar në prokurori për veprën “Menaxhimi i mbetjeve” për administratorin e “Pura Medical”.
Një ari është filmuar duke shqyer tapicerinë e një makine. Ariu ka dalë në rrugë i uritur në kërkim të ushqimit, e në mungesë të një menuje më të mirë, ka bërë kërdinë në sediljen e makinës, që ka gjetur në rrugë.