Sa shumë para për të larguarit nga puna dhe sa familje me asistencë sociale.
Një nga vendimet e fundit të qeverisë ishte dhe ndryshimi i formularit të deklarimit për përfitimin e ndihmës ekonomike.Tani duhet të deklarosh edhe elektroshtëpiaket dhe gjënë e gjallë. Nga ana tjetër vetëm për vitin 2015 nga xhepat e shqiptarëve, kanë dalë rreth 22.3 milionë euro për pushime të paligjshme nga puna.Qeveria po përgatit ndryshimin e vendimit, që i ndan banorët e Tiranës në qytetarë dhe fshatarë, përsa i takon kompensimit të energjisë.
Në mëshirë të fatit “Rruga e Kosovarëve” dhe ajo e Thethit!
Në 20 mars 2013 kryebashkiaku i kohës Lulzim Basha mori pjesë në fillimin e punimeve në “Rrugën e Kosovarëve”. “Stop” rikthehet me një vëzhgim në këtë rrugë, për të konstatuar,se gjendja e saj është më e keqe se më parë. Rruga, që të con në Theth i ngjan një shtegu bagëtish dhe kjo rrugëtimi drejt një pike të famshme turistike.
Mjeku ortoped Pashk Gjoni zgjidh problemin e invalidit nga Elbasani.
Pas transmetimit të rastit të një invalidi në Elbasan,i cili ka nevojë për një ndërhyrje dhe protezë në këmbë,ka ardhur edhe zgjidhja. Mjeku ortoped i spitalit të Lezhës Pashk Gjoni ka marë përsipër ndërhyrjen me të gjitha shpenzimet. Ndërsa një qytetar nga Struga dhuroi për rastin e invalidit 2500 euro.