STOP – EMISIONI 55 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 55

Humor apo absurd shqiptar?!

Një person filmohet duke përmjerë në ambient publik. Autobusit “i pikon catia”. Një person pastron rërën,por mbeturinat i hedh në det. Janë këto disa nga videot pikante që transmetohen në pjesën e parë të emisionit.

 

“Stop” zgjidh problemet e pensionistëve në Tiranë e Bulqizë.

Një invalid në Bulqizë, Hysen Balla ankohet, se nuk po arrin të marrë të drejtën e kempit. Në Tiranë i është dhënë e drejta, por nuk i njihet në qytetin e vet. Pas përplasjeve mes Institutit të Sigurimeve shoqërore në Bulqizë dhe Peshkopi, “Stop” arrin të zgjidhë problemin e invalidit. Një tjetër rast i ngjashëm zgjidhet nga “Stop”. Një pensionist në Tiranë,që ka fituar me gjyq të drejtën e pensionit,por nuk arrin ta marrë atë, e zgjidh cështjen me ndihmën e gazetarëve të “Stop”.

“Dy provime në një ditë” dhe i pastrehë në Shkallë-Borsh!

Një histori mashtrimi ka ndodhur në Shkallë-Borsh. Mark Gjini jetonte në një vend të huaj dhe me prokurë të posacme i beson fqinjit të tij Pjetër Marku të ndjekë procedurat e legalizimit të shtëpisë. Sot komshiu i ka marrë shtëpinë dhe Gjini jeton në një kasolle me familjen e tij. Në fakultetin e inxinierisë studentët detyrohen të bëjnë dy provime në një ditë, edhe pse kjo ndalohet me rregullore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *