Dita e verës mes protagonizmit dhe humorit!
Kryeministri Rama i mungoi festimeve të ditës së verës. Njëlloj si një vit më parë, Rama anulloi në minutën e fundit pjesëmarrjen në këto aktivitete. Për pasojë kryebashkiaku Veliaj u shndërrua në “yllin” e festës. Zoti Veliaj ishte veshur me bluzën e supemenit, duke u kthyer edhe një herë fëmijë. Më pas opinionet e njerëzve të thjeshtë mbi festën dhe kuptimin e saj.