Ish-Presidenti i Urdhrit profesional të mjekut veterinar denoncon në “Stop” zgjedhjet e qershorit për presidentin e ri. Sipas tij në mënyrë të kundraligjshme në krye të këtij institucioni u zgjodh Ervin Resuli, i cili nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në ligj dhe statut. Resuli arriti të bëhet president, megjithëse u përjashtua si kandidat për në Këshillin Kombtar.Ervin Resuli nuk është i vetmi veteriner në familje.Bashkëshortja e tij, ushtron të njejtin profesion, madje ka si biznes një klinikë në emrin e saj në Fier.Por gjatë kohës, që ajo është në klinikë në Fier, duhet të ishte në punë, në drejtorinë rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Vlorë.Ne e gjetëm zonjën Resuli në klinikë, ku shet produket me fatura të dyshimta tatimore. Ndërsa në punën shtetërore, drejtori thotë, se zonja është në terren.
Një video e një qytetari tregon, sesi ujrat e zeza përfundojnë në liqenin e Pogradecit. Ne kemi pyetur qytetarët, nëse merren më shumë me punët e veta, apo të të tjerëve.Shumë prej të intervistuarve pranojnë, se marrja me punët e botës është një sport mjaft popullor në Shqipëri.
Në datën 28 prill të këtij viti ishim në Koplik pranë shtëpisë së familjes Aruni, që jetonte në kushte shumë të vështira. Kryefamiljari prej 5 muajsh ishte larguar nga shtëpia. File Aruni tha, se jeton bashkë me fëmijët në një dhomë gjithë lagështirë, ku tavani është gati në të rënë. Zonja u shpreh, se nuk mundet të jetojë në atë gjendje, pasi nuk ka para as për qira e jetesën minimale. Ajo bëri apel për ndihmë për një banesë. Vetë Filja është e sëmurë dhe nuk mundet të punojë edhe pse kushtet e vështira, e detyrojnë, që të mbledhë kanace. Pas këtij transmetimi, biznesmeni Samir Mane, përmes “Mane foundation” ka bërë të mundur strehimin e familjes Aruni në një banesë me qira, për të cilën do të paguhen vec shtëpisë, edhe uji dhe energjia elektrike, derisa fëmijët të mbushin moshën 18 vjec.Gjithashtu fondacioni Mane u ka lidhur edhe fëmijëve pension mujor me kushtin, që të ndjekin shkollën.Në 23 korrik të këtij viti, një aksident tragjik i mori jetën njërit prej kontributorëve të rëndësishëm të emisionit “Stop”. Operatori i talentuar dhe i papërtuar Gert Hoxha u aksidentua me motorrin e tij emblematik, duke ndërprerë një jetë të jetuar me shpejtësi.Emisioni “Stop” përkujton sot me një kolazh bashkëpunëtorin e cmuar Gert Hoxha, me lutjen, që të prehet në parajsë.