STOP – EMISIONI 5 (SEZONI 2)

Ndricimi i Rilindasve dhe mjerimi i deputetëve të sotëm!
Një shtëpi e rrënuar me flamurin e Rilindjes në Peshkopi, është nisja e emisionit të sotëm.Më pas një vëzhgim në bustin e Faik Konicës, të cilit i kanë nxjerrë mjekrën.Një ditë më parë deputetja e qarkut të Vlorës Liljana Elmazi, citoi vargje të Naim Frashërit, duke i quajtur të Vaso Pashës.

Varfëria e familjes Saci, nuk ka para për librat e fëmijëve!
Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, emisioni Stop është ndalur në familjen Saci, e cila ka 6 fëmijë, 5 prej të cilëve presin të shkojnë në shkollë.I ati thotë, se nuk ka para për të blerë libra, pasi të hollat mezi i dalin për t’u ushqyer. Vajza e madhe nuk ka mundur të regjistrohet në shkollën e mesme, pasi nuk kishte 1000 lekë të reja për tarifën e regjistrimit.

Udhëzimi i taksive “one way”!
Kreu i shoqatës së taksistëve Bilbil Cara denoncon në Stop absurdin e udhëzimit të ministrisë së transporteve për funksionimin e taksive. Ai tregon, se ky mjet udhëtimi nuk mund të përdoret jashtë licensës. Kjo do të thotë, se nëse shkon jashtë qytetit me një taksi, nuk mund të kthehesh me të, por duhet të marrësh një tjetër nga qyteti destinacion.Në fund të emisionit foto dhe video në hitparade-n e absurdit shqiptar.

Të Fundit