Stop ka udhëtuar drejt Memaliajt, në fshatin Luftinje për të investiguar një rast të pretenduar pedofilie të qershorit 2018. Mësuesi Mysret Dida akuzohet të ketë ngacmuar seksualisht nxenësen e tij që në moshën 8 vjeçare . Vajza me incialet A.M aktualisht 14 vjeç dhe me probleme autizmi ka vështirësi në komunikim.Gjithçka nisi nga një telefonatë anonime e një burri në shtëpinë e vajzës.Telefonuesi deklaroi, se mësuesi po abuzon me fëmijet e klases kolektive, ku jepte mësim dhe me vajzen e shtëpise.Prindërit e vajzës shkojnë në policine e Tepelenës dhe bëjnë kallzim për mësuesin. Pas kontrollit mjeko-ligjor,gjinekologjik, vajza nuk ishte e defloruar. Stop arriti që të marrë dhe dëshminë e mësuesit Mysret Dida, i cili hedh poshtë çdo akuzë duke kërkuar të dënohet edhe me varje, nëse i ka prekur vajzës një fije floku.Pasi qendroi 72 orë nën masë arresti me burg, gjykata e nxjerr me detyrim paraqitje për mungesë provash.
Një qytetar nga Korca ka dërguar në redaksinë e emisionit “Stop”, një video, që tregon “pushtimin” e qytetit nga lukuni me qen rruge.Në Shkodër qytetarët provojnë të lidhen me shërbimin e spitalit e policisë, por duket, se këto institucione flenë edhe ditën.Rruga Kallmet-Lezhë është prishur në anët e saj, duke u kthyer në burim aksidentesh vdekjeprurëse.
Psikologu Olsi Spaha i cili ka asistuar në kallzimin e vajzës së mitur, deklaron, që kallzimi në fjalë, nuk është dhëne nga vajza, pasi ajo nuk artikulon mirë për shkak të problemeve me autizmin. E mitura përgjigjej vetëm me po dhe me jo dhe çdo gje qe u shkrua dhe u formulua nga nëna e saj, Arta . Stop shkon më tej ku nëpermjet nje Akti Klinik nga nje psikologe, Esmeralda Gjoza, del ne pah, se vërtet vajza nuk është e aftë të lidhë mendim dhe të tregojë as çfarë i ka ndodhur para një ore. Prokurori i Gjirokastres Julian Cafka, e ka lënë këtë çështje delikate plot mangësi, duke lënë dyshimin, nëse mësuesi ka ngacmuar vajzën e mitur, apo e gjithë ngjarja është e inskenuar nga familjarët e vajzës, për arsye ende të paditura.