STOP-EMISIONI 49(Sezoni 8) 10 Nentor 2022-Makinacioni, me probleme ligjore, pranohet ne Akademine e Sigurise.

Një qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, na tregon, se në Akademinë e Sigurisë është pranuar një student, që nuk përmbush kriterin e pastërtisë së figurës, një detyrim ligjor ky. Ne sjellim në kujtesë rastet e trajtuara, kur studentë të shkëlqyer, nuk janë pranuar në Akademinë e Sigurisë edhe për probleme të kushërinjve.Ne shkuam në Vlorë, ku Shezair Hysenaj studenti, që banon në Selenicë, ka probleme me figurën, pasi vëllai dhe xhaxhai i tij janë dënuar me vendim të formës së prerë për trafik narkotikësh.Si ka mundur ta kalojë personi në fjalë këtë pengesë? “Stop” ka mësuar, se Shezair Hysenaj fillimisht ka transferuar gjendjen civile nga Vlora në Fier në vitin 2020, pasi në 2018-ën ai ka tentuar dy herë të depërtojnë në rradhët e policisë, njëherë si polic burgu dhe një herë tjetër në Komisariatin e Vlorës. Kreu i Sindikatës së policëve, Sadedin Fishta, shpjegon, se është vepër penale për punonjësit e policisë, të cilët kanë dhënë vendim pozitiv mbi kandidatin, që nuk përmbush kushtin e pastërtise së figurës.

Cilat janë justifikimet më të cuditshme të shqiptarëve, kur nuk duan, apo nuk munden të bëjnë dicka? Ne i drejtuam këtë pyetje qytetarëve dhe përgjigjet e tyre janë plor humor, për të mos u humbur.

Sipas nenit 21 për kriteret e pranimit në Gardën e Republikës së Shqipërisë, kandidati, përvec kritereve të mirëpërcaktuara, duhet të jetë i pajisur edhe me vërtetimin e besueshmërisë. Një i ri, Besjano Lelaj, cdo ditë endet dyerve të institucioneve, duke kërkuar motivin, se ku nuk e ka përmbushur kriterin e besueshmërisë, referuar pranë Gardës së Republikës prej oficerit Edvin Habazaj. Ky i fundit nuk e ka informuar asnjëherë, edhe pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarit në rrugë zyrtare.I papunë e i painformuar, Besjano kërkon zbardhjen e së vërtetës së skualifikimit, që sipas tij, mund të jetë tendencioze.Emisioni “Stop” në të tilla kushte, kërkoi informacion zyrtar Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, se pse nuk është informuar qytetari kriterin, që nuk përmbush.

Të Fundit