STOP – EMISIONI 49 (SEZONI 4) 8 nëntor 2018 Denoncimi: si më nxorri të sëmurë mjekja me pajisjen “mashtruese”

Një qytetar i drejtohet emisionit “Stop”, për të denoncuar, një mjeke, që bën kontrolle shëndetësore me një pajisje të quajtur “Quantum Magnetic Resonance analyser”.Sipas denoncuesit, nga pajisja, mjekja Alma Robo, e nxorri me probleme diabeti,osteoporoze, teroideje, gjendra mbiveshkore, lëkure, sysh e plot të tjera.Më pas qytetari mori një recetë me produkte e vitamina, që Alma Robo i jep në kohën e lirë, kur nuk është në punën e parë, virologe në ISHP.Denoncuesi me gazetaren e “Stop” provojnë t’ia “hedhin” pajisjes, duke mbështjellë një objekt me peshqir. Por pajisja edhe objektin e nxorri me shumë probleme shëndetësore.Në websitin “Alibaba.com” pajisja skanuese shitet lirisht me 35-60 dollarë.

Trump “kopjon” Ramën dhe përplaset me gazetarin e CNN.

Sot mbushen plot 77 vjet nga themelimi i PKSH-së dhe në nisje të emisionit sjellim me humor këtë atmosferë.Ditën e djeshme presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u përplas gjatë një konference shtypi me gazetarin e CNN, të cilin e ofendoi, i hoqi fjalën dhe më pas edhe akreditimin nga Shtëpia e Bardhë.Kjo skenë dukej si e kopjuar nga komunikimet e kohëve të fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me median.

Bllofi i mjekes Robo dhe pajisjes së saj, analizat hedhin poshtë ekzaminimin.

Për të provuar, sesa qëndronin pretendimet e qytetarit, që denoncoi në “Stop”, cuam dy vajza për të “provuar” fatin.E para doli me refluks ezofagal,aritmi,mëlci, imunitet të ulët të mushkërive, anemi, mungesë hekuri e kalciumi, bajame mukoze dhe kolit.Ndërsa e dyta kishte yndyra të larta, mungesë vitamine D, aritmi, skoliozë dhe probleme të tjera. Të dyja vajzat i përsëritën analizat në laboratorin “Genius”, por asnjëra prej tyre nuk rezultoi me asnjë lloj problemi. Për fat ato paguan vetëm 35 mijë lekë të vjetra për ekzaminimin dhe nuk morën mjekim apo suplemente.

 

Të Fundit