STOP-EMISIONI 48 (Sezoni 9)-8 Nentor 2023-“Moj sharabajge, s’do merrem gjithe diten”, momenti i thyerjes se kembes ne kopsht.

Gjatë gjithë kësaj jave kemi transmetuar një ngjarje të rëndë, që tronditi opinionin publik. Një vajzë e vogël 3 vjecare, u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në mënyrë të tillë, që u cua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës. Ne sot sjellim një përmbledhje kronologjike të ngjarjes së rëndë, që u tentua të mbulohej e të manipulohej nga drejtuesit e kopshtit privat, që për më tepër rezultoi i palicensuar.OPGj nuk mori denoncimin në spital, mjekët nuk bënë gjithshu denoncim, mjeku ligjor nuk shkoi të bënte ekspertizën e gjendjes së vajzës.Dje reagoi ministria e arsimit, duke kërkuar mbylljen e menjëhershme te kopshtit të palicensuar. Tre efektivë policie u pezulluan nga detyra për këtë ngjarje. Edukatorja dhunuese Majlinda Dehima, u la në hetim të lirë nga policia, pas transmetimit të pamjeve filmike në “Stop”.Por sot, pasi siguruam pamjet e plota filmike, tregojmë, sesi vajza dhunohet nga edukatorja deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

Para transmetimit, stafi i emisionit “Stop” thirri babain e vajzës së vogël,për ta njohur me pamjet e rënda, në mnëyrë, që të mos njihej përmes ekranit me to.I ati i vogëlushes i emocionuar tregoi për kalvarin, nëpër të cilin i duhej të kalonte, që nga momenti, kur ndodhi incidenti. Ai thotë, se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës, ka treguar, se e rrahu edukatorja, edhe pse më parë nuk fliste.Pas protestës së djeshme para kopshtin, nesër pasdite shoqëria civile ka njoftuar një tjetër protestë më të madhe para Ministrisë së Arsimit.

Sot është 8 nëntori, datë e njohur si ditëlindja e PKSH-së, e cila u themelua në 8 nëntor 1941.Radhën për të kapëcyer derën e Spak-ut e kishte sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Zoti Meta u pyet për dosjen CEZ-DIA, për të cilën tha, se ishte sajuar me denoncues të rremë.

Të Fundit