Java e kryeministrit Rama, sa shumë punë!
Në pjesën e parë të emisionit trajtohet “axhenda e ngjeshur” e kryeministrit Rama. Të hënën e 7 marsit Rama ishte në një shkollë në qytetin e Shkodrës. Të martën e 8 marsit foli gjatë mes grave socialiste. Të mërkurën mbajti një fjalë maratonë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së. Të enjten paradite ishte duke folur në parlament, ndërsa në mbrëmje në një intervistë të gjatë në “Opinion”.
Cmimet e ndryshme për të njëjtin medikament në Tiranë!
Edhe pse ulja e cmimit të medikamenteve është deklaruar nga qeveria, një vëzhgim i “Stop” tregon, se cmimet nuk janë të unifikuara. Edhe ilacet e thjeshta si oki, në Kamëz dhe Tiranë kanë cmime të ndryshme.Askush nuk zbaton cmimin që medikamentet kanë në pullën bashkangjitur.
Pallatet pa ashensor në Tiranë!
Shumë prej pallateve në kryeqytet, edhe pse të banueshme prej vitesh, nuk kanë ashensor. “Stop” ka biseduar me banorët e disa pallateve, të cilët ankohen për këtë problem. Por përfaqësues të kompanisë “Denveri sh.p.k, nuk japin asnjë shpjegim.