STOP-EMISIONI 47 (Sezoni 9) 7 Nentor 2023-Dhunimi i vajzes ne kopsht, oret e munguara ne video, termet ne institucione.

Ditën e djeshme transmetuam denoncimin e një prindi, i cili pretendon, se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët”, në rrugën “Kushtrimi i lirisë”. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 nëntor 2023 dhe si pasojë e vogla është me këmbë të thyer. Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00, kur dyshohet, se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit. Ne kemi siguruar pamje filmike, që tregojnë, se edukatorja ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël. OPGJ Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve, kur e vogla ka shkuar me traumë në spital. Të nesërmen, pas denoncimit të prindërve, rasti shkon në komisaritatin numër 1, për t’u hetuar nga shefi i krimeve Ylli Çako, i cili tha se materialet, i kanë shkuar prokurorisë.Po kështu eksperti i Mjeksisë Ligjore nuk ka shkuar, të kqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma, duke i thënë të atit, se duhet ta conte vajzën tek ai. Emisioni “Stop” ka siguruar sot një tjetër material filmik, ku në fakt mungojnë 3 orë.Gjatë ditës edukatorja, që qëllonte vajzën 3 vjecare, është shoqëruar në polici. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka pasur sot shumë reagime.”Stop” mësoi, se në prokurori nuk ishte depozituar asnjë material, gjë që i kushtoi pezullimin shefit të krimeve të komisariatit numër 1, Ylli Cako.Regjistrimi i cështjes u bë vetëm sot.Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake mbylljen e menjëhershme të kopshtit, i cili, pas verifikimeve, rezultoi në paligjshmëri dhe i pa licensuar.Nisur nga skandali i transmetuar në emisionin “Stop”, Ministria ka ngritur një task forcë me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake, dhe Inspektoriatet, për kontrollin e plotë në territor të subjekteve, që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë. Edhe institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për ngjarjen makabre ndaj 3 vjecares në kopshtin privat “Stinët”.Me urdhër të avokates së Popullit Erinda Ballanca, është ngritur një grup hetimor me punonjës socialë e juristë, për hetimin administrativ të rastit dhe për të monitoruar të gjitha veprimet e mosveprimet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.Në orët e pasdites, prindër e aktivistë protestuan për ngjarjen e rëndë, të publikuar në “Stop”.

Vajza e dhunuar në kopsht, që u cua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës, është dërguar sot për rehabilim në Spitalin amerikan 3. Mbështetja financiare është marrë përsipër nga qytetari Din Tarja.Nga ana tjetër, prindër e aktivistë kanë protestuar sot para kopshtit “Stinët”, pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë vetëm 3 vjecare dhunohej nga edukatorja dhe u cua pas shumë orësh me këmbë të thyer në spital. Kjo ngjarje tronditi institucionet dhe opinionin publik në vend.

Dita e djeshme ishte e ngjeshur për Spak-un. Deputeti demokrat Bledar Nallbati u paraqit për të dhënë shpjegime për goditjen ndaj kolegut socialist Vullnet Sina. Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli e quajti ditë të bukur për shqiptarët, pasi u pyet për cështje korruspioni në institucionin, që drejton.Ndërtuesi Fatmir Bektashi reagoi vetëm me mimika para gazetarëve për dosjen “Partizani”. Ndërsa Sali Berisha nuk u paraqit fare, sic kishte deklaruar edhe më parë.

Të Fundit