STOP – EMISIONI 48

Protagonistët e politikës, shumë humor e pak punë!

Asambleja e Partisë socialiste u mblodh sot dhe dëgjoi versionin e kryetarit Edi Rama për moszbatimin e statutit, përsa i takon zgjedhjes së drejtuesit të partisë. Deputeti Koco Kokëdhima shpjegoi mbrëmë në emisionin “Opinion”, pasionin e tij për Partinë e Punës dhe Partinë Socialiste. Ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ishte mes grave demokrate dhe premtoi anulimin e cdo mase anti-grua të qeverisë Rama.

 

Në jetë 103 vjec, por e vdekur për shtetin!

E moshuara Sose Kopo është 103 vjec, por për zyrat e shtetit shqiptar figuron e vdekur. Nusja e djalit të saj Dëshira Kopo kërkon shpjegim nga njësia administrative numër 5. Por në këto zyra i thonë se, keshtu i ka ardhur nga kryeplaku Maksim Caka.

 

“Viktimë” e gjobës për akcizën e duhanit!

Markel Kola është gjobitur për duhanin e grirë, pasi nuk kishte paguar akcizën. Pasi bën pagesën, i vjen një shkresë e dytë, ku pretendohet se shuma është llogaritur gabim dhe duhet të bëjë një pagesë tjetër me vlerë më të madhe.

 

Të Fundit