STOP-EMISIONI 46(Sezoni 7) 8 Nëntor 2021-Lushnje/ 3 vjet automjeti ne servis, administratori i shet pjeset e makines. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 46(Sezoni 7) 8 Nëntor 2021-Lushnje/ 3 vjet automjeti ne servis, administratori i shet pjeset e makines.

Në vitin 2018 Olsi Sulonjaku bën aksident në zonën e Lushnjës dhe mjetin e con për ta riparuar në servisin, që njihet si “Servis Andi”, në Savër të Lushnjës. Shërbimi, sipas servisit, do të zgjaste vetëm 10 ditë.Por, kanë kaluar tre vjet dhe akoma nuk e ka përfunduar. Për shkak se Olsit i duhej të shkonte në emigrim, për makinën u interesua bashkëshortja.Sot ata janë në një konflikt të hapur mes tyre. Andi, administratori i servisit, ka mbajtur kontakte me bashkëshortët dhe u ka premtuar, se shërbimi do të mbaronte.Denoncuesit thonë, se ai i ka shitur pa leje pjesë të mjetit, dhe u ka dhënë të përdorin përkohësisht nje automjet tjetër.Në këto kushte denoncuesit bëjnë kallzim në polici dhe prokurori, por administratori i automjetit i kërcënon, se do t’ua nxjerrë makinën në rrugë.

Në 8 nëntor 1941 u themelua Partia Komuniste Shqiptare. Ne pyetëm qytetarët për këtë ngjarje dhe mendimet e tyre janë nga më të ndryshmet për rolin e PKSH-së. Për të gjithë ata, që nuk e kujtojnë këtë akt historik, risjellim rithemelimin e Partisë Komuniste, por në vitin 2021. Nuk mungojnë situatat plot humor për këtë ngjarje historike aq shumë të diskutueshme të Shqipërisë.

Pak kohë më parë transmetuam problematikën e kushteve të higjenës së ujit “Shpati” në Elbasan. Pas këtij denoncimi Firdus Kurti, drejtor i AKU Elbasan,shprehet, se grupet e inspektimit të këtij institucioni, shkuan në ambientet e këtij biznesi dhe bënë mbylljen e përkohshme të tij.Mostra të ujit janë cuar për analiza në ISUV Tiranë dhe ISHP Elbasan e Tiranë.Aktualisht subjekti në fjalë është gjobitur me 3 milionë lekë gjobë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *