Në redaksinë tonë është drejtuar një zonjë, që prej 3 vitesh punon në një rrobaqepësi- fasoneri në Fier me administrator shtetasin italian Benito Lanari. Zonja ka konstatuar, që prej janarit deri në shtator 2021 nuk janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, për pasojë nuk ka mundur të përfitojë pagesën e raportit. Madje për muajin gusht as nuk ishte deklaruar si punonjëse.Pas një verifikimi konstatojmë, se italiani Benito Lanari ka hapur nipte njëri pas tjetrit dhe ka shumë detyrime të pashlyera. “Stop” u drejtua në Inspektoriatin e Punës, ku u pranuan shkeljet, por cështja, sipas këtij institucioni, i takon Drejtorisë së Tatimeve.
Një vajzë e vogël, personazh i Piter Pan, Enia Boshnjaku, është shprehur e habitur, kur ka parë, që velinat e emisionit “Stop” flasin, madje gatuajnë edhe petulla.Një qytetar ka filmuar dy mace, që zihen, e nuk i hapin rrugë njëra-tjetrës. Plazhi i Durrësit duket, se është uzurpuar nga qentë në këto ditë vjeshte.Në fshatin Diellas të bashkisë së Pustecit një grua plugon tokën,ndërsa i shoqi drejton qetë. Janë këto disa nga fotot dhe videot, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.
Për cështjen e fasonerisë në Fier, që nuk ka siguruar punonjësit, iu drejtuam Drejtorisë së Tatimeve në qytet, ku na u pohuan detyrimet, që ka ky administrator dhe niptet e hapura. Shtetasi italian Benito Lanari rezulton debitor edhe në bashkinë e Fierit, pasi nuk pa paguar detyrimet, që i takojnë si biznes.Këtë situatë e konsultuam me ekspertin e ekonomisë Panajot Sako, i cili e konsideron turp këtë, që është lejuar të ndodhë. Ai e shpjegon këtë situatë me korrupsionin në institucione, pasi në të kundërt, nuk do të ishte lejuar të kishte detyrime të pashlyera.