Life Hoxhaj, një banore në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, tregon, se në gusht 2023 kaloi një trompozë në mushkëri. Ajo nuk ka njeri, ndaj komshia e coi në Spitalin e Lezhës, ngaku e nisën në Sanatoriumin e Tiranës. Pasi del nga spitali, tre mjekë firmosin për ilacet me rimbursim, konkretisht për xarelton,por mjekja e familjes, Aurora Ndoj, nuk ia jep, pasi pretendon, se nuk i takojnë.Për momentin ne i japim zonjës Life 200 mijë lekë të vjetra nga kontribuesit Fabian Buli dhe Aleksander Zhulati, që ta blejë Xarelton. Pas zgjidhjes së shpejtë, bashkë me Lifen, i drejtohemi mjekes së familjes, Aurora Ndoj, e cila vazhdon të këmbëngulë, se pacientes nuk i takon xarelto.Por pasi flet me mjeken e Tiranës, e drejton zonjën tek Fondi i Sigurimit.Këtë shqetësim ia përcjellim specialistit të Fondit të Sigurimit Renato Meshaj, i cili premton, se brenda muajit do zgjidhet rasti.
Në 10 prill transmetuam denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet. Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë. Pas shumë peripecive, Albana e ka coi cështjen në gjykatë dhe në tetor 2022 cështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj. Por në prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem gjendja civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila. Në këtë mënyrë Albana u detyrua të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila, pavarësisht, se gjykata i njohu të drejtën e mbiemrit gjerman.Pas më shumë se 6 muajsh Albana thotë, se në Gjermani i kanë lënë mbiemrin Frankehauser, por i thanë, që mund të udhëtojë në Europë, por jo në Shqipëri.Për Albanën, ky është një kufizim i pamundur, pasi ka prindërit e moshuar në Shqipëri. Aktet e drejtorisë së gjendjes civile kritikohen nga lektorja e të drejtës ndërkombtare Evelina Çela, si të paligjshme.Nga ana tjetër, avokati Arben Llangozi shpjegon, se vendimi I gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të interpretohet.
Një qen shtrihet në tokë e bën sikur qan, duke i kërkuar ushqim të zotit, që ha vetë e nuk e ushqen. Një ari është futur në kuzhinën e një hoteli. Pas rënies së sinjalit të alarmit, roja i sigurisë ka hyrë në kuzhinë, por është qëlluar me putër nga ariu dhe është shtrirë në tokë.