Ndalemi në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila është mashtruar nga dy ndërtues që në vitin 2002 dhe megjithëse është drejtuar në organet kompetente, asgjë nuk është bërë. Filda Heta na tregon se familja ia dha vilën dykatëshe në Rrugën e Bogdanëve, investitorit Shpëtim Bimo. Sipas marrëveshjes, ky objekt do të mbaronte në 2006-ën dhe pronarëve të truallit do t’u jepeshin pjesët takuese.Por kjo nuk ndodhi dhe investitorit nuk i hyri gjemb në këmbë.”Stop” ka siguruar akt marrveshjen e hartuar te noterja Majlinda Lleshi, gjithashtu kemi gjetur falsifikimin e hartës së pronës Heta dhe falsifikimin e firmës së vetë zonjës Heta. Si pasojë e këtij falsifikimi, objekti nuk iu përmbajt lejes dhe ndërtoi më shumë, sesa ishte parashikuar.Përmes këtij marifeti, objekti me leje ndërtimi të 2003-shit doli jashtë lejes, madje nuk arriti të përfundonte, por u bë ndër vite me copa. Për këtë rast jnë bërë 10 denoncime, por asnjë masë nuk është marrë. Vetë investitori Shpëtim Bino, në një përballje me zonjën Heta, thotë, se cështja mund të zgjidhet vetëm me gjykatë.
Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bogdanëve,dhe mbeti me gisht në gojë nga marrëveshja me ndërtuesin, tregon edhe për një tjetër konflikt me komshiun, që u bë ndërtues, Eduard Kelmendi.Në 2014-ën familja Heta bie sërish viktimë e një mashtrimi, kësaj radhe nga investitori Gëzim Papinova i firmës G2 SHPK. Familja Heta i dha një dyqan 31 m2 Papinovës, për të ndërtuar një pallat. Sipas marrëveshjes, ky dyqan u vlerësua 90 mijë euro, ku 30 mijë euro ishte kapari, që iu tha familjes Heta . Në këtë moment, komshiu Eduard Kelmendi, njëkohesisht drejtues teknik i G2 i paguan shumën 30 mijë euro familjes Heta, për llogari të fimës, jo të tijën.Marrëveshja, që pati familja Heta me sipërmarrësin Gëzim Papinova nuk u respektua dhe në këtë moment del në skenë komshiu Eduard Kelmendi, i cili në mënyrë të cuditshme u bë pronar, pa pasur pronë. Me dokument të falsifikuar, Eduard Kelmendi arriti, që të bëhet edhe pronar me hipotekë për dyqanin e familjes Heta, duke kërkuar më pas nga bashkia prishje të dyqanit, për të liruar sheshin e ndërtimit.Në finale, zonja Filda Heta, nga pronare autoktone tiranase, doli borxhlie me ndihmën e gjyqtares Irena Plaku. Sot Eduard Kelmendi i kërkon zonjës Heta 14 milionë lekët, që ai pagoi përfaqësues i firmës G2 në vitin 2014. Situata ka arritur deri te shantazhet e kërcënimet në vendin e punës së zonjës.
Salla e parlamentit u shndërrua sot në arenë lufte. Opozita nuk lejoi mbajtjen e punimeve normale, duke rrëzuar karriket e duke ndezur dhe tymuese në sallë.Nga ana tjetër, mazhoranca miratoi me kartonë projekt-ligjet e rendit të ditës, mes kaosit dhe tymit të krijuar në ambientin, ku mbahen seancat parlamentare.