Ndalemi në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila është mashtruar nga dy ndërtues që në vitin 2002 dhe megjithëse është drejtuar në organet kompetente, asgjë nuk është bërë. Filda Heta na tregon se familja ia dha vilën dykatëshe në Rrugën e Bogdanëve, investitorit Shpëtim Bimo. Sipas marrëveshjes, ky objekt do të mbaronte në 2006-ën dhe pronarëve të truallit do t’u jepeshin pjesët takuese.Por kjo nuk ndodhi dhe investitorit nuk i hyri gjemb në këmbë.”Stop” ka siguruar akt marrveshjen e hartuar te noterja Majlinda Lleshi, gjithashtu kemi gjetur falsifikimin e hartës së pronës Heta dhe falsifikimin e firmës së vetë zonjës Heta. Si pasojë e këtij falsifikimi, objekti nuk iu përmbajt lejes dhe ndërtoi më shumë, sesa ishte parashikuar.Përmes këtij marifeti, objekti me leje ndërtimi të 2003-shit doli jashtë lejes, madje nuk arriti të përfundonte, por u bë ndër vite me copa. Për këtë rast jnë bërë 10 denoncime, por asnjë masë nuk është marrë. Vetë investitori Shpëtim Bino, në një përballje me zonjën Heta, thotë, se cështja mund të zgjidhet vetëm me gjykatë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]