STOP – EMISIONI 44 (SEZONI 3)

Rikonstruksioni i ambulancës 9, dosjet në tokë, modë e re lyerje…
Në qendrën shëndetësore numër 9 ka nisur rikonstruksioni dhe në këtë kuadër dokumentet personale të pacientëve janë lënë rrugëve.Një nga mjeket e qendrës thotë, se është e vërtetë, që kjo situatë nuk është normale, por sipas saj, nuk ka një zgjidhje tjetër. Por cuditë e rikonstruksionit nuk mbarojnë këtu.Ambientet e qendrës shëndetësore numër 9 janë lyer vetëm në 3 faqe dhe jo në të katërta.Punonjësi i firmës nënkontraktore të bashkisë thotë, se procesi i lyerjes përfundon këtu, pasi aq ishte fondi financiar…?!

Gazetarja- Vijmë nga “Stop”-i.
Doktoresha- Po! Si kalove?
Gazetarja- Thjesht, kam marrë një denoncim, përsa i përket këtyre rafteve personale…
Doktoresha-Po!
Gazetarja- A është normale, që të qëndrojnë aty tek dera?
Doktoresha-Ato janë vendosur, si rezultat I mospasjes së vendit, prandaj janë vendosur aty.
Gazetarja- Po ja, sic janë këta brenda domethënë, këto raftet këtu, të rrinë dhe ato të tjerët, se nuk është normale atje. Aty mund të jetë kartela, e zëmë..e dikujt…
Doktoresha-Dakord! Jam shumë dakord!
Gazetarja- Dhe përfundon në dorën e dikujt.
Doktoresha-Dakord jemi! Cfarë të them unë tashi?! Për këtë ambient, këto kushte kemi.
Gazetarja- Nuk është normale, kupton? Sepse, unë përshembull, mund të futem, e hap…marr një gjë këtu edhe iki. Kupton? Kur ta kërkosh ti këtë, ose ai tjetri…
Doktoresha- Eshtë shumë e drejtë! Këtu është mundësia!

Furtunë në ZA-në e Gramshit, pas skandalit korruptiv në “Stop”.
Furtunë në ZA-në e Gramshit, pas transmetimit në “Stop” të skandalit korruptiv,denoncuar nga mësuesja Alma Jonuzi.Ministrja e arsimit Lindita Nikolla tha, se ka nisur procedimi disiplinor nga kreut të ZA-së Xhavit Dyrmishi dhe financieres Flutura Sinani. Ajo bëri thirrje, që Zyrat Arsimore të qëndrojnë larg kryetarëve të bashkive e kryetarëve të partive.Në komisaritatin e Vorës u shoqërua mbrëmë Fatos Deliu dhe vëllai i tij, pas kanosjes dhe kërcënimit të gazetarit të “Stop”. Ky i fundit kishte investiguar shkeljet e tenderit të lavanterisë së spitalit të Durrësit.

Gjoba 3 milionëshe në lokalin bosh dhe videoja, që nxjerr bllof inspektorët.
Luan Butuku, nga një lokal në Rrugën e Kavajës, denoncon në “Stop” një gjobë të padrejtë prej 3 milionë lekësh, që ka marrë për duhanpirje në lokal.Ai thotë, se inspektorët e shëndetit publik, i kanë kërkuar niptin dhe i kanë vënë gjobën, edhe pse në atë moment, në lokal nuk kishte asnjë klient.Për të provuar atë, që thotë, Luani na ve në dispozicion edhe videon e lokalit, ku përvecse nuk ka njeri, duken qartë tavolinat pa tavlla dhe shenjat e ndalimit të duhanit.”Stop” iu drejtua për këtë padrejtësi Institutit të Shëndetit Publik,por zëvendëskryeinspektorja tha, se gjoba është e drejtë, me aryetimin e vetëm, se nuk ka motiv, që inspektorët të vënë gjobë pa shkak…?!
Zbardhje e bisedës ndërmjet gazetares dhe zv\kryeinspektores të Insitutit i Shëndetit Publik

Gazetarja: Inspektorët kanë bërë një monitorim të zakonshëm nëpër lokale, të cilët shikojnë, n.q.s brenda ka konsumatorë të duhanit apo jo. Kemi një rast, ku ka shkuar inspektori dhe ka plotësuar direkt procesverbalin dhe në atë moment, nuk ka qenë askush në lokal. Thjesht, ka plotësuar procesverbalin dhe ka vendosur një gjobë prej 3 milionë lekësh të vjetra. Si ka mundësi të plotësohet ky procesverbal në momentin, që nuk figurohet shkelja?
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po shkeljen nuk e përcaktoni ju apo unë.
Gazetarja: Po kush?
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Masa administrative, ligji. Po ta kishit lexuar pak më përpara, do kishit përgjigje të atyre pyetjeve.
Gazetarja: Në momentin, që ka shkelës..
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Joo,joo…,që kur s’ka rregulloren të afishuar, mund të ketë tavlla, s’ka logon. Për të gjitha këto arsye, merr gjobë 3 milionshin.Pra, jo vetëm në momentin, kur të gjen me duhan.
Gazetarja: Unë këtu e kam të shënuar arsyen. Një sekondë, më fal të lutem: “duhanpirje në momentin e kontrollit. Nuk zbatohet ligji”-thotë.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Dhe sipas teje, këtu nuk pihej duhan?
Gazetarja: Po!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Si e ke të provuar?
Gazetarja: Me video. Në momentin, që ka qenë grupi i inspektorëve, inspektori më saktë…
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, mund ta shoh?
Gazetarja: Po!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Nuk gjej asnjë arsye, që një inspektor i një qarku tjetër, të vijë e të bëjë një veprim të tillë. Atëherë, mua më lë të dyshoj: O, ai ka manipuluar në kamer, që ke specialistë, sa të duash, për të manipuluar dhe nuk është fakt për mua, se edhe gjykata nuk e merr për fakt, kur nuk është e autorizuar, për të bërë një filmim të tillë.
Gazetarja: Më fal! Në momentin, që shikoni një shkelje të tillë, thjeshtë thoni nuk e besoj dhe kaq…Dhe qëndroni duarkryq!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Jo,jo moj goce edhe njëherë..
Gazetarja: Atëherë, kemi një lokal bosh. Unë kam pamjet, shkon tjetri thotë: bjer numrin e niptit, ulet në tavolinë, plotëson procesverbalin, 3 milionë lekë gjobë!
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, unë nuk e pranoj, që është kështu.
Gazetarja: Po, mirë pra, unë e pashë.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, mirë pra, ti e pe dhe unë s’e pranoj, që është kështu, po them. Se s’ka shanse, që të më çojë në këtë logjikë.
Gazetarja: S’ka shance?! Jo, unë i besoj syve të mi.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Po, ti i beson syve të tu dhe ti je katërcipërisht e bindur, që ajo pamja filmike, që të është ofruar ty, është ekzaktësisht ashtu? Dhe mund të mos jetë një filmim i një dite tjetër, kur realisht mund te jetë ashtu?!
Gazetarja: Atëherë, teknologjia të siguron datën dhe orën.
Zv\Kryeinspektorja e ISHSH: Jo, nuk më siguron mua. Siguron specialisti, që merret me teknologjinë.

Të Fundit