STOP – EMISIONI 42 (SEZONI 4) 30 tetor 2018 Elbasan, në shëndetësinë e “rilindur” kempi blihet 100 mijë lekë

Kamera e fshehtë e “Stop” tregon, sesi me para nën dorë, arrin të sigurosh kempin, që të takon, edhe pse për këtë je sorollatur plot dy vjet. E tillë është edhe historia e Fabiola Sulminës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj, që jetojnë në Llixhë të Elbasanit, kontaktojnë me infermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkon 100 mijë lekë të vjetra dhe merr përsipër rolin e sekseres, për t’i siguruar lidhjen e kempit, zonjës së sëmurë. Pasi familjarët dorëzojnë paratë, në ditën e caktuar, Fabiola paraqitet para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preci, arrin të sigurojë kempin.

Ushqimet e pasigurta ndalohen afër shkollave…,futen brenda në shkolla.

Mungesa e sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë cdo ditë, është ngritur shpesh në emisionin “Stop”.Sot sjellim foto të produkteve të ndryshme nëpër supermarkete jashtë cdo kushti mirëmbajtjeje.Në 11 shtator në një inspektim në Lezhë, ministrja e arsimit Lindita Nikolla dhe përfaqësues të ministrisë së bujqësisë dhe AKU-së,u zotuan për siguri ushqimore pranë shkollave e cerdheve. Por “Stop” tregon, sesi një muaj e gjysmë më pas, produkte të pakontrolluara po u shiten nxënësve deri në kangjellat e oborreve të shkollave.

Halli i gruas, komshiu i alkoolizuar i ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit.

Sabire Shkurti, një banore e zonës së 21 dhjetorit në Tiranë, ankohet në “Stop”, se shtëpia e saj është pushtuar nga lagështira.Shkak sipas saj, është bërë komshiu, që banon mbi të. Kadri Zejnati është i alkoolizuar , le cezmet hapur dhe është bërë problem social për të gjithë komunitetin.Gazetarja e “Stop” kontaktoi edhe me zotin Zejnati, i cili jeton si në epokën e gurit e duket që ka probleme.Pas shumë përpjekjesh në bashki, shërbimin social shtetëror dhe njësinë administrative nr 7, kryetarja e njësisë, Gjinovefa Kadria, premtoi të zgjidhë problemin e të cojë Kadri Zejnatin në një shtëpi të moshuarish.

 

Të Fundit