Jemi në Tiranë me një studente, që tregon, se ka përfunduar Akademinë e Arteve në Art Grafikë në Firence. Së fundi ajo ka kërkuar të fillojë një master profesional për restaurim monumentesh në Universitetin politeknik. Por ajo nuk është lejuar, pasi nuk ka përfunduar studimet në arkitekturë ose inxhinieri.Në departamentin e restaurimit të monumenteve në fakultetin e Arkitekturës dhe inxhinierisë ka dy mendime, nëse vajzës në fjalë i lejohet të ndjekë këtë master. Madje ajo fillimisht u lejua e më pas u përjashtua nga kjo mundësi.Në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, u takuam me zëvendësdekanen, e cila tha, se kriter për këtë master është diploma në inxhinieri e arkitekturë. Por në listën përfundimtare, një prej fituesve vjen nga një degë ekonomike. Por për këtë zëvendësdekania nuk kishte dijeni. Akademiku Apollon Bace nuk e sheh të drejtë këtë përjashtim. Sipas tij, më afër restaurimit është dikush, që ka mbaruar art grafik, sesa ai që ka studiuar inxhinieri.
Jemi në fshatin Shetel, pak kilometra nga Shijaku, pjesë e Njësisë Gjepalaj. Sipas banorëve, prej të paktën 6 muajsh, mungon uji, sepse pompa është prishur. Ata detyrohen, që të udhëtojnë larg, për të gjetur ujë dhe transporti bëhet me gomerë.Administratori i njësisë Astrit Ramilli, kapet ngushtë, kur gazetari e pyet, se ku e marrin ujin momentalisht dhe thotë, se është kërkuar ndihma e shoqatave bamirëse.Ndërkohë që në Bashkinë Shijak, na u tha, se një pompë e tillë e re kushton rreth 15 milionë dhe po bëhen procedurat e prokurimit.
Shumë qytetarë shapkën, ose pandoflën e lidhin edhe me reagimin e mamit, kur bënin ndonjë gjë, që e zemëronte atë.Sot ne kemi dalë në qendër të Tiranës, për të parë, se kush ka nishan në të qëlluarit me shapkë. Mes atyre, që provojnë lojën tonë, janë edhe turistë të huaj. Fituesi mori 2 mijë lekë të reja shpërblim për arritjen e objektivit.