STOP – EMISIONI 40 (SEZONI 4) 26 tetor 2018 Mësuesja ankohet për drejtorin, merr përgjigjen: nuk fitoi, u rekomandua

Bardhe Vorfi tregon, se ka 20 vjet që punon si mësuese, 18 prej të cilëve në Lezhë.Por tani është transferuar në Tiranë, ku fillimisht hyri si mësuese ndihmëse. Më pas kaloi si zëvendësdrejtore e komanduar për të përfunduar definitive.Por Bardha thotë, se në shkurt 2018 drejtori e spostoi në Bathore.Gazetarja u takua me drejtorin e shkollës “Azem Hajdari”, Besnik Daci, i cili tha, se mësuejsa në fjalë nuk plotësonte kriteret, por u servir nga zyrtarë të lartë të zyrës arsimore.Zoti Daci pranon, se ka shkelur ligjin në marrjen në punë të Bardhe Vorfit dhe thotë, se për këtë është gati të paguajë.

Protesta/pezullohet mësimi për shkak të korsisë së bicikletave.

Emisioni i sotëm nis me intervistat e Renaldos, për përfundimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Më pas ndalemi në një tjetër problem.Në shkollën jopublike “Udha e shkronjave”është pezulluar mësimi për një ditë, në shenjë proteste për korsinë e bicikletave në rrugën “Qemal Stafa”. Drejtori i shkollës, Artur Shkurti, thotë, se korsia e bicikletave pengon qarkullimin e nxënësve dhe bllokon trafikun.

20 vjet pa ujë të pijshëm, gratë e Shullazit mbushin ujë me krahë.

“Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Shullaz në Lac, aty ku banorët ankohen, se nuk kanë ujë të pijshëm prej 20 vjetësh.Ata thonë, se janë të gatshëm të paguajnë edhe për rrjet usjësjellësi, pasi nuk po ia dalin dot më të mbushin ujë me krahë disa kilometra larg.Ujin e pusit e përdorin vetëm për të larë, pasi për konsum, është i ndotur.Përgjegjësi i ujësjellësit Kurbin, Vladimir Toda,thotë, se banorët e Shullazit, do të futen në një projekt të ri, që do të bëhet për gjithë qytetin.Por për momentin, ai thotë, se mungojnë fondet.

 

Të Fundit