Skandali seksual i Guximtar Bocit, KLD e shkarkon dhe e pezullon si gjyqtar.
Një ditë pas transmetimit në “Stop” të regjistrimit të kreut të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, KLD është mbledhur në mënyrë urgjente.Me votë unanime është vendosur shkarkimi i Bocit nga detyra e kreut të gjykatës dhe pezullimit si gjyqtar. Po kështu, KLD do të inspektojë edhe punën e gjyqtares së Gjirokastrës Blerta Cibuku.
Skandali, i sëmuri me tuberkuloz duhet t’i marrë ilacet në Prizren.
Indrit Karaj është një qytetar, i cili ankohet në “Stop”, se është prekur nga tuberkulozi, por endet se nuk gjen ilace.Nga Kamza e kanë drejtuar në Sanatorium, por atje nuk ka ilace. Drejtori Kapisyzi dhe mjekja përgjegjëse thonë, se është faji i ligjit të prokurimit dhe ilacet gjenden në Prizren. Pas ndërhyrjës së “Stop”, pacienti Karaj merr në Kamëz medikamentet nga infermieri i Kamzës Halit Sata.
Indrit pse i je drejtuar emisionit “Stop”?
I jam drejtuar sepse kam qenë i shtruar para një muaji me ftohje të vjetër turbekulozi. Kam marrë kurimin për dy muaj. Tani paraqitem pranë dispancerisë Kamëz dhe më thonë që nuk ka ilaçe. Më pas i jam drejtuar Sanatoriumit. Kam shkuar atje dhe nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo kurë nuk duhet të ndërpritet asnjë ditë dhe tani unë kam një javë që nuk kam kurim.
Prej sa kohësh vuan nga turbekulozi?
Është hera e dytë, kam qenë i shtruar në Greqi, ku kam lënë kurën përgjysmë dhe tani më ka kapur këtu. Erdha u shtrova në spital, më pas më nxorrën nga spitali. Tani nuk ka ilaçe.
Sa ilaçe janë?
Janë dhjetë kokrra.
Këto dhjetë kokrrat mungojnë?
Po! Më kanë thënë që të shkoj t’i marr në Prizren. Ku ta di unë tani…ndoshta as në Prizren nuk mi japin!
Nesër të kanë thënë që të pret shefi i spitalit Sauk tek Sanatoriumi?
Kështu më thanë…
Atëherë do të ikim bashkë…
Faleminderit!
Më pas gazetarja e “Stop” bashkë më Indrit Karajn u drejtuan drej spitalit të Sanatoriumit në Sauk, ku kanë takuar atje drejtorin e këtij spitali, Kapisyzi dhe mjeken përgjegjëse. Ata thonë se është faji i ligjit të prokurimit dhe ilacet gjenden në Prizren.
Si kaluat profesor? Kemi një recetë drejtuar për ju..
Po! Si për mua? Çfarë është?
Meqënëse ju jeni drejtor i këtij spitali, duam të dimë vetëm pse ka mungesa ilaçi, për të sëmurët me turbekuloz?
Ka mungesë sespe ligji i prokurorimeve nuk e krijon të bëhet blerje direkte dhe problemi është në Ministrinë e Shëndetësisë.
Unë këtu kam një djalë, i cili vuan nga turbekulozi, si do t’ia bëjë ky djalë?
Ne e kemi lënë që për këto raste, kemi bashkëpunim me dispancerinë e Prizrenit, që do shkojnë t’i marrin aty ilaçet.
Kur?
Të shkojnë familjarët t’i marrin, kështu e kemi lënë.
Mund t’i marrin direkt pa i hapur probleme?
Po me shkresën tonë mund t’i marrin.
Keni çuar shkresë ju?
Po!
Kur është bërë kjo marrëveshje?
Ka kohë, shkojnë njerëzit deri sa të vijnë ilaçet nga jashtë.
Kur do të vijnë ilaçet nga jashtë?
Kanë një kohë ato rreth dy ose tre muaj. Lekët janë, nuk është se mungon buxheti.
Më pas ndërhyn edhe mjekja përgjegjëse e cila shpegon situatën e mungesës së këtij ilaçi për sëmundjen e turbekulozit.
Ilaçet për djalin i sigurojmë për momentin nga programi Kombëtar i Kosovës, deri sa të na vijnë medikamentet tona dhe asnjë pacient nuk është pa mjekim, të gjithë shkojnë edhe i marrin atje.
Djali nuk ka mundësi të shkoj në Prizren..
Do t’ia sigurojmë ne djalit!
Kur?
Brënda tre ose katër ditëve.
Po pse nuk është ky ilaç këtu?
Se nuk të lë shteti.
Menjëherë pas ndërhyrjes së “Stop”, pacienti Karaj merr në Kamëz medikamentet nga infermieri i Kamzës Halit Sata.
Unë jam marrë me rastin e Indritit dhe ka pasur probleme se i kanë munguar ilaçet. Ne i kemi shkuar deri në fund kësaj çështje dhe më thanë që ilaçet kanë ardhur. Sa e vërtetë është?
Ilaçet kanë ardhur vetëm për Indritin, kanë ardhur nga Kosova, ditën e premte. Më kanë njoftuar mua ata të Sanotoriumit, që të dilja tek autobuzi i Kukësit, që të merrja qesen me ilaçe. Dola në orën 04.30 për t’i marrë dhe ilaçet janë në zyrë.
I ke këtu ilaçet?
Po! Turbekulozi mjekohet me katër lloj antibiotikësh, më kanë ardhur të katër llojet për mjekim. I ka ilaçet për dhjetë ditë. Çdo dhjetë ditë të vij ti marri ilaçet tek infermier Haliti këtu në dispancerinë Kamëz. Po e cilësoj këto ilaçe kanë ardhur posaçërisht për të.
Zgjidhje për invalidin Haki Zekthi.
“Stop” ka udhëtuar drejt Kucovës, aty ku invalidi Haki Zekthi kërkon ndihmë për një karrocë, pasi është i pamundur fizikisht të lëvizë.Edhe bashkëshortja e tij Faire Zekthi tregon, se kushtet e jetesës i kanë të vështira dhe vec kësaj, i duhet të kujdeset për Hakiun, si për një fëmijë.Kryetarja e qendrës së zhvillimit social-psikologjik Marsela Lekli i dhuron Hakiut një karrocë, duke i siguruar në këtë mënyrë edhe pak lehtësi lëvizjeje.
Cili është problemi juaj, përse ju drejtuat emisionit investigativ “STOP”?
“Unë jam Faire Zekthi, e shoqja e Hakiut. Hakiu ka që në vitin 2000 që është i sëmurë me një sëmundje të rrallë, si pasojë arriti deri në këtë pikë, ka 2 vjet që nuk lëviz fare.”
Përfiton kemp zoti Haki?
“Përfiton 150 mijë lekë.”
Çfarë kërkon ti se kempin e përfiton, çfarë nuk përfiton z.Haki?
“Nuk përfiton përkujdesjen për verbërinë edhe po më ndihmuat për një karrocë që ta lëviz sepse s’kam njeri, unë dhe ky jemi.”
Haki Zekthi: “Kërkoj nga Televizioni Klan të na ndihmojë me një karrocë invalidi se kam dy vjet që jam paralizuar . Kam besim se edhe kolektivi i Klanit e sensibilizon opinionin për këto gjëra.”
Pas kësaj interviste shumë shoqata dhe individë i kanë ardhur në ndihmë familjes Zekthi.
Lidhur me rastin e tij, Kryetarja e qendrës së zhvillimit social-psikologjik, Marsela Lekli e ardhur pranë Televizionit Klan i mundësoi Hakiut një karrocë, duke i siguruar në këtë mënyrë edhe pak lehtësi lëvizjeje.
“STOP” ka udhëtuar më pas drejt Kuçovës për t’i dërguar karrocën e shumëpritur Hakiut.
Familja Zekthi nuk i kanë kursyer urimet e tyre për emisionin “STOP” , Televizionin Klan dhe atyre që i plotësuan këtë dëshirë jetike.