Një qytetar denoncon në “Stop” mashtrimin nga ana e shtetasit italian Vito Leonardo Ludovico.Ky i fundit kërkonte shuma të konsiderueshme parash, në formë kapari, për sjelljen e makinerive dhe montimim për fabrikë prodhimi mozzarele.Vito Leonardo Ludovico rezulton në fakt i dënuar disa herë në Itali për mashtrim.Po kështu ai është dënuar nga Gjykata e Beratit me 12 vjet heqje lirie për mashtrimin e një banke dhe disa qytetarëve.”Stop” inflitroi persona që ishin të intresuar për biznesin e Vitos dhe njoftoi policinë e shtetit. Vito Leonardo Ludovico u vu në pranga dhe u deportua drejt shtetit italian, kur rezulton i dënuar me 6 vjet heqje lirie për mashtrim dhe i shpallur në kërkim.
Sot në vend festohet 3- vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Në nisje të emisionit “Stop” sjell një nga lutjet e saj në gjuhën shqipe.Trendi i rendjes pas teknologjisë ka përfshirë edhe Shqipërinë. Një informacion i fundit bën me dije, se shqiptarët kanë më shumë akses në telefon, sesa në tualet. Nga viti 2003 deri në vitin 2018, numri i përdoruesve të telefonit është katërfishuar, por aksesi në tualet normal, nuk ka ecur në të njëjtat ritme.
Në bazë të ligjit, ka disa kategori, që u njihet dhe rimbursohet shpenzimi i karburantit.Por Guxim Gogo, një invalid me status “paraplegjik i grupit të parë”, tregon, se ka shkuar të kërkojë këtë të drejtë të tijën dhe i është thënë, se i takon, por nuk ka fonde. Ali Emini, Nëndrejtor i ISSH-së,shpjegon, se ky problem është krijuar, pasi Ministria e Financave nuk po e miraton fondin, edhe pse nga ISSH janë bërë kërkesa të shumta. Ai thotë, se do i nisin një shkrese të vecantë për rastin e Guximit, pasi ky i fundit i plotëson të gjitha kushtet për ta rimbuarsimin e karburantit.