Vezir Nure, është një banor i fshatit Drenovë Mallakastër.Ai tregon, se kompania Albpetrol i ka ndotur tokën me shpërthimet e naftës dhe nuk e shpronëson.Gjithcka ka marrë janë vetëm 3 milionë lekë të vjetra, në një kohë që ekspertiza private e ka cmuar dëmin në vlerën e 16 milionë lekëve.I pyetur nga emisioni Stop, ambientalisti Sazan Guri, thotë, se dëmi është i pariparueshëm, pasi në këtë tokë ka naftë me pak dhe, dhe jo tokë me pak naftë.Në përgjigjen zyrtare, Albpetrol e vlerëson ndotjen e tokës bujqësore të hershme, ndërsa shprehet se po vlerësohet gjurma e tubacionit, për zëvendësimin e linjës.
Në kërkim të Hasan Prishtinës në Tiranën kaotike.
Monumenti i Hasan Prishtinës është mbuluar nga pemët e bimësia në sheshin Skënderbej, i kthyer në zonë për këmbësorë.Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarë në kërkim të këtij monumenti.Së fundi në Tiranë janë shtuar korsitë e bicikletave. Por kjo nismë e bashkisë ka shtuar kaosin në qarkullim, për shkak të ngushtimit të rrugëve.Gazetarja e Stop ka bërë një vëzhgim në disa nga rrugët e kryeqytetit dhe sjell problematikën e krijuar.
Bashkia e Sarandës si cifligu i kryetares Koka.
Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, e ka kthyer institucionin, që drejton, në cifligun e saj.Gurët shkëmborë janë zëvendësuar me mermer të cilësisë së dobët në të gjitha shkallët e qytetit turistik.Por ky nuk është arbitrariteti i vetëm.Punonjësit e bashkisë kanë hyrë e kanë dhunuar pronën private të Fuat Xhaferrit, kur i moshuari dha bashkëshortja e tij nuk kanë qenë në shtëpi.Incidenti ka ndodhur për vit të ri, por ende familja Xhaferri as është kompensuar dhe as ka marrë zgjidhje tjetër.