Jemi në Sarandë, pasi të moshuarit Sotir Koloi, i është sekuestruar arma e gjahut nga policia, pas një sherri familjar,por ende nuk gjen një procesverbal për këtë akt dhe as armën.Sotiri takon ish kryeplakun e fshatit dhe ky i fundit tregon, se ishte prezent, kur policia mori armën.I moshuari i drejtohet komisariatit të policisë, ku deklaron se arma i është sekuestruar nga Petrit Kapaj, apo Peco, sic njihet në zonë.
Inspektoriati i lartë i Drejtësië, në 16 shtator kërkon nga KLGJ uljen e pagës së gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 40 % për një vit.Ndaj Fetahut kishte nisur një hetim disiplinor që në janar 2017, bazuar në denoncimin publik të emisionit Stop, të fakteve, që diskretitonin rëndë figurën e gjyqtarit. Magjistrate Pajtime Fetahu, kundrejt shumës prej 2000 Euro, kishte marrë përsipër të aplikonte minimumin e dënimit për një person në paraburgim,për tre vepra penale. Gjykata e Posaçme SPAK, dënoi me një vit burg sekserin Edmond Zaimi, plot një vit, pasi emisioni “Stop” transmetoi investigimin, e futjes në punë me 500 mijë lekë ryshfet,pranë kompanisë shtetërore të sigurisë Ilirian Guard. Por hetimi nuk tregoi, se ku shkonin këto para dhe si u lanë në mëshirë të fatit institucionet shtetërore.
Gjatë kohës, që endej në kërkim të armës së gjahut, i moshuari Sotir Koloi ndërron jetë dhe një i afërm i tij interesohet për këtë objekt, duke telefonuar policin Petrit ose Peco Kapaj.Pas telefonatës, të dy personazhet takohen dhe Peco Kapaj deklaron, se arma e gjahur është marrë nga Gjergji Tole dhe Vero Lima.