“Mafia ka zhdukur emrat” policia i sekuestron armen pa procesverbal – Stop
KLIPET

“Mafia ka zhdukur emrat” policia i sekuestron armen pa procesverbal

Jemi në Sarandë, pasi të moshuarit Sotir Koloi, i është sekuestruar arma e gjahut nga policia, pas një sherri familjar,por ende nuk gjen një procesverbal për këtë akt dhe as armën.Sotiri takon ish kryeplakun e fshatit dhe ky i fundit tregon, se ishte prezent, kur policia mori armën.I moshuari i drejtohet komisariatit të policisë, ku deklaron se arma i është sekuestruar nga Petrit Kapaj, apo Peco, sic njihet në zonë.

Gjatë kohës, që endej në kërkim të armës së gjahut, i moshuari Sotir Koloi ndërron jetë dhe një i afërm i tij interesohet për këtë objekt, duke telefonuar policin Petrit ose Peco Kapaj.Pas telefonatës, të dy personazhet takohen dhe Peco Kapaj deklaron, se arma e gjahur është marrë nga Gjergji Tole dhe Vero Lima.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *