STOP-EMISIONI 3(Sezoni 12) 9 Shtator 2026-“Skene krimi” ne Tirane, qiramarrësja zapton apartamentin, lyen muret me jashteqitje

Në zonën e Komunës së Parisit, familja Aliaj denoncon qiramarrësen Edjona Hoxha, e cila prej kohësh nuk ka shlyer detyrimet e qirasë, ujit dhe energjisë, ndërsa vijon të qëndrojë në apartament. Kontrata e qirasë, e lidhur në vitin 2023, parashikonte pagesë mujore prej 430 mijë lekësh të vjetra, por sipas pronarëve, janë kryer vetëm disa pagesa të pjesshme.Pavarësisht ndërhyrjeve dhe përpjekjeve, për të komunikuar me qiramarrësen, ajo nuk ka pranuar të hapë derën, duke deklaruar, se çështja është në gjykatë. Ndërkohë, pas ndërprerjes së shërbimeve, për shkak të detyrimeve të papaguara, pronarja Miranda Aliaj, hapi banesën dhe u përball me një situatë tronditëse: apartamenti ishte dëmtuar rëndë dhe muret ishin mbuluar me jashtëqitje, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm material.“Stop” kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe strukturave sociale, të cilat mbërrijnë në banesë dhe konstatuan gjendjen e rëndë. Pas ditësh pastrimi dhe dezinfektimi, apartamenti u rikthye në gjendje të banueshme. Miranda Aliaj thotë, se dëmi i shkaktuar shkon në rreth 20 milionë lekë, pa llogaritur qiratë dhe faturat e papaguara, dhe paralajmëron kërkesën për dëmshpërblim në gjykatë.

Dje pasdite nisi punimet sesioni i ri parlamentar. Vec miratimit të kalendarit të punës, në seancën e djeshme u votua edhe ministrja e re e shëndetsisë Klodiana Spahiu. Ra në sy transformimi fizik i deputetes Zegjine Caushi, e cila u shfaq dje me një look te ri.Nga ana tjetër, jashtë sallës së Kuvendit, pati tension, pasi protestuesit qëlluan me vezë makinat e disa deputetëve dhe u përlasën fizikisht me forcat e rendit.

Para pak kohësh transmetuam denoncimin e qytetarit Ilir Koçi ndaj Bashkisë së Tiranës për një zvarritje disa mujore të lejes së ndërtimit për banesën e tij 32-vjeçare. Ilir tha, se kishte nevojë të vinte dorë në këtë banesë, pasi ajo ishte amortizuar dhe ishte bërë e pabanueshme për shkak të lagështirës dhe rrjedhjeve të ujit. Ai kishte marrë lejen e sheshit dhe kishte bërë aplikimin nga një studio e licencuar, por leja e ndërtimit kishte mbetur pezull.Pas presionit dhe kërkesave të përsëritura të emisionit “Stop”, Bashkia e Tiranës deklaron, se leja tashmë është gati për firmosje. Ndërkohë, Koçi, i revoltuar nga pritja gjashtëmujore, paralajmëroi, se do të vijonte vetë me shembjen e banesës.Më në fund atij i doli leja, që i mundëson riparimin e shtëpisë.

Të Fundit