Jemi në Vlorë, pasi qytetari Sokol Musta, tregon, se ka pasur një konflikt me fqinjën. Kjo e fundit donte të riparonte derën, në biznesin e Sokolit, por i ndodhi një vaki dhe u pezullua puna. Sokoli thotë, se ia ka kthyer lekët në sy të policisë. Por zonja 62 vjecare e shan dhe e ofendon me fjalët më të ndyra atë dhe të birin vetëm 12 vjec.Ne kemi një video, ku e akuzuara i afrohet natën makinës së denoncuesit dhe me fjalor të tmerrshëm shan dhe kërcënon.Nga video duket, se 62 vjecarja ka probleme të shëndetit mendor, ndaj ne kërkuam ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor.Qytetarja u regjistrua si një rast i ri, dhe mjeku Stilian Lepuri, përgjegjës i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Vlorë, vuri re crregullime. Ai kërkoi, që ajo të trajtohet në Spitalin Psikiatrik, për t’u kuruar për vete e për të mos qenë më shqetësim për fqinjët.
Një video e ardhur në redaksinë e emisionit tonë,tregon një situatë për të qeshur e për të qarë në një ambulancë në Lezhë. Në pamjet filmike duket vendosja e një rampe për personat me aftësi të kufizuara. Por pas fundit të rampës duhet të hidhesh për të kapërcyer parmakun e ambulancës.
Qytetarja e drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se në 17 korrik po udhëtonte me ëizz air nga Xhenova në Tiranë. Por ajo, thotë, se u krijuan vonesa, pasi kompania kishte shitur më shumë bileta, sesa kapaciteti i avionit.Në këtë moment ajo nxorri celularin, filmoi dhe regjistrimin e coi në një portal.Në këtë moment ajo u shantazhua nga personeli i avionit dhe disa pasagjerë.Rrahman Kasa, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, flet për detyrimin e kompanisë për dëmshpërblim, kur vonesat janë mbi tre orë, ose ka anulime fluturimesh.Duke folur për incidentin e 17 korrikut, Kasa u shpreh, që zonja duhet t’i drejtohet gjykatës, pasi nuk është e ndaluar të filmosh në avion, apo në sallat e pritjes në aeroporte.